Sfera kokosi nga vetëm dy përbërës

Ushqime

Sfera kokosi nga vetëm dy përbërës

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Nuk ekziston desert më i shpejtë dhe më i shëndetshëm se ky

Me siguri çdokush që i do ëmbëlsirat kujdeset për tepricën e peshës trupore, për shkak të sheqerit në të gjitha ëmbëltoret.

Ne prandaj po ju sjellin recetën për sferat më të shëndetshme nga kokosi, të cilat mund t’i hani pa kurrfarë brengosjeje.

Përbërësit:

▪ 50 g kokos
▪ 1 banane

Përgatitja:

Bananen shtypeni me pirun dhe shtoni 40 g kokos që të bashkohen mirë.

Nga përbërja bëni sferat dhe rrotulloni në pjesën e mbetur të kokosit.

Futni në frigorifer që të forcohen mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat