Diola Dosti Baftiu jep alarmin: Këto ushqime përmbajnë metale toksike që dëmtojnë trurin... - Bota Sot
Diola Dosti Baftiu jep alarmin: Këto ushqime përmbajnë metale toksike që dëmtojnë trurin...

Ushqime

Diola Dosti Baftiu jep alarmin: Këto ushqime përmbajnë metale toksike që dëmtojnë trurin...

Nga: N.Sh Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 17:42
Diola Dosti – Baftiu

Nutricionistja shqiptare Diola Dosti – Baftiu, thotë se 95% e ushqimeve të testuara në SHBA për bebe kanë dalë që përmbajnë metale toksike.

Baftiu përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se këto ushqime për bebe që mbajnë metale të rënda toksike e dëmtojnë trurin e fëmijës.

“Testimet u bënë në 168 lloje ushqimesh për bebe në USA dhe u gjet se në 95% të tyre, kishte plumb, në 73% të tyre kishte arsenic, në 75% të tyre kishte cadmium dhe në 32% kishte mërkur. ¼ e të gjitha ushqimeve kishin përmbajtje të metaleve të rënda. Ushqimet me risk më të lart si neurotoksinë, ishin ato me bazë orizi, patatet e ëmbla dhe lëngjet e frutave, sipas analizave të raportuar dhe në CNN”, shkruan ajo, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ajo shton se, këta kontaminues, mund të ndikojnë në zhvillimin e trurit dhe në koeficientin e inteligjencës së fëmijëve.

Sipas Diolës, nuk ka me gatimët e shtëpisë.

Lexojeni shkrimin e saj:

95% E USHQIMEVE PËR BEBE TË TESTUARA NË SHTETET E BASHKUARA, PËRMBAJNË METALE TOKSIKE:

Metalet e rënda toksike, dëmtojnë trurin e fëmijës tuaj. Dhe këto toksina, mund të gjenden tek ushqimet e bebeve tuaja, sipas një investigimi të ri, të publikuar nga CNN, me 1 nëntor 2019.

Testimet u bënë në 168 lloje ushqimesh për bebe në USA dhe u gjet se në 95% të tyre, kishte plumb, në 73% të tyre kishte arsenic, në 75% të tyre kishte cadmium dhe në 32% kishte mërkur. ¼ e të gjitha ushqimeve kishin përmbajtje të metaleve të rënda. Ushqimet me risk më të lart si neurotoksinë, ishin ato me bazë orizi, patatet e ëmbla dhe lëngjet e frutave, sipas analizave të raportuar dhe në CNN.

Këta kontaminues, mund të ndikojnë në zhvillimin e trurit dhe në koeficientin e inteligjencës së fëmijëve. Studimet tregojnë më tutje se arseniku në ujin e pijshëm dëmton zemrën e fëmijëve, jo vetëm sistemin nervor. Por cfarë mund të bëjnë prindërit? Jo ushqime të gatshme. Avokadot, perimet e zjera, frutat e freskëta, janë zgjidhja më e mirë. Të gjitha këto kanë nutrientë të rëndësishëm të cilat ju duhen bebeve dhe ndihmojnë në uljen e alergjive ushqimore.

Ndërsa kur jemi tek orizi dhe rreziku nga arseniku, sipas rekomandimeve nga FDA (Food and Drug Administration), para se ta lëmë në ujë, ta shpëlajmë mirë me dorë, ta lëmë në ujë para gatimit dhe ta zjejmë me me shumë ujë. Kështu ulim nivelet e arsenikut me 60%. Orizi më I mirë për bebet, është basmati I rritur në Kaliforni, Indi dhe Pakistan, sipas këtij raporti. Lëngjet e frutave nuk duhen dhënë në vend të ujit. Gjithmonë ato shtohen me ujë.

Shkurt dhe shqip, s’ka me gatimet e shtëpisë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat