Kombinimi i frutave dhe perimeve ju mbron nga rreziku i zhvillimit të Alzheimer

Ushqime

Kombinimi i frutave dhe perimeve ju mbron nga rreziku i zhvillimit të Alzheimer

Më: 31 janar 2020 Në ora: 16:12
Ilustrim

Flavonoli: mbajeni mend këtë emër dhe konsumoni ushqime që e përmbajnë atë. Kjo masë e thjeshtë, e cila përkthehet në një konsumim të rregullt të frutave dhe perimeve, së bashku me disa gota çaji pa u përqendruar vëmendja në një ushqim të vetëm, u shoqërua me zvogëlimin e rrezikut për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.

Studimi amerikan

Në lidhje me marrjen e flavonoleve, komponimeve antioksiduese që janë pjesë e kategorisë më të gjerë të flavonoideve, është një hulumtim i publikuar në Neurology dhe i kryer nga ekipi i Thomas M. Holland, i Universitetit Rush të Çikagos.

Sondazhi shqyrtoi më shumë se 920 njerëz të moshës 81 vjeçare të cilët nuk kishin asnjë shenjë të sëmundjes neurodegjeneruese. Pjesëmarrësit e studimit plotësuan një pyetësor për zakonet e tyre të ngrënies, si dhe zakonet e tjera që mund të ndihmojnë disi në parandalimin e prishjes së trurit, siç janë aktiviteti i rregullt fizik, shoqëria e njerëzve të tjerë dhe ruajtja e aftësisë së mirë intelektuale.

Të gjithë subjektet u ndoqën mesatarisht për gjashtë vjet dhe gjatë kësaj periudhe u identifikuan 220 persona që zhvilluan sëmundjen e Alzheimerit. Të gjithë pjesëmarrësit në hulumtim, ndërkohë, janë ndarë në grupe, bazuar në marrjen e miligramëve të flavonolëve. Në grupin e ulët konsumi i flavonolëve ishte rreth 5.3 miligram në ditë, ndërsa në grupin më të lartë mesatarja ishte rreth trefish.

Në grupin që konsumoi një sasi më të madhe të flavonolëve rreziku i zhvillimit të demencës ishte 48% më i ulët se ai i vërejtur në grupin me konsum më të vogël të flavonolëve, padyshim duke marrë parasysh predispozicionin gjenetik, zakonet e mira të jetës dhe elementë të tjerë që lidhen me stilin e jetës.

Në praktikë, vetëm 15% e atyre që konsumonin rregullisht ushqime të pasura me flavonol zhvilluan sëmundjen në periudhën e vëzhgimit përkundrejt 30% të vërejtur në popullsinë me konsum të ulët të flavonoleve.

Frutat dhe perimet që përmbajnë flavonolë

Flavonolet janë substanca të pranishme në pigmentet e bimëve dhe kanë qenë prej kohësh nën syrin e shkencëtarëve për cilësitë e tyre për sa i përket mirëqenies.

Në veçanti, në hulumtim bimët që përmbajnë këto komponime u ndanë në katër grupe, bazuar në karakteristikën e tyre kryesore. Ato si Isoramnetina, që gjendet në veçanti në vajin e ullirit, salcën e domates, dardhat dhe verë, Kaempferolo, e pranishme kryesisht në lakër, fasule, brokoli, spinaq dhe çaj, Miricetina, e pranishme tek portokallet dhe domatet, Quercetin, që gjendet në lakër, mollë, çaj dhe domate.

Natyrisht, për sa i përket frutave dhe perimeve, këshilla është që të konsumoni rregullisht 3 deri në 5 porcione perimesh në ditë. Por nuk duhet të harrohet se në popullatën e studiuar, ata që morën më shpesh flavonolet e tipit Kaempferol treguan një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjes neurodegjenerative në moshën e vonë, gjithmonë në krahasim me flavonolet e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat