Përfitimet e konsumimit të hurmave gjatë shtatzanisë - Bota Sot
Përfitimet e konsumimit të hurmave gjatë shtatzanisë

Ushqime

Përfitimet e konsumimit të hurmave gjatë shtatzanisë

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 11:42
Hurma

Studimet së fundmi tregojnë se konsumimi i hurmave gjatë shtatzanisë ndihmojnë që gratë të lindin më shpejt dhe më lehtë.

Studimet tregojnë se gratë shtatzëna që konsumuan hurma patën një lindje në mënyrë të konsidersueshme më të shkurtër në krahasim me gratë që nuk hanin hurma.

Çfarë ka në hurma?

Fibra – të gjithë e dijmë se fibra ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut, ndihmon të qëndroni të ngopur por gjithashtu ul rezikun për diabet dhe preklampsinë.

Magnezi – kjo mbështet shëndetin tuaj muskulor dhe ndihmon për të lehtësuar muskujt dhe ngërçet gjatë shtatzanisë.

Kaliumi – kjo është një nga elektrolitet më të mira dhe ju ndihmon të mbani ekuilibrin e ujit

Sheqer natyral – ofron energji të lartë

Folat – kjo është e rëndësishme pasi siguron që palca kurrizore e foshnjës të piqet siç duhet.

Vitamina K – ndihmon në mirëmbajtjen e duhur të gjakut dhe mban kockat tuaja të shëndetshme. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat