Ushqimet e shëndetshme që përmirësojnë humorin - Bota Sot
Ushqimet e shëndetshme që përmirësojnë humorin

Ushqime

Ushqimet e shëndetshme që përmirësojnë humorin

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 15:38
Ilustrim

Kur përjetojnë një gjendje të rënduar mendore dhe shpirtërore, nuk janë të paktë njerëzit që drejtohet te ushqimi si një mënyrë për t’u ndjerë më mirë. Sidoqoftë, ushqimet e pasura me sheqer kanë pasoja negative në shëndet. Kohëve të fundit, janë realizuar një sërë hulumtimesh për lidhjen mes ushqimit të shëndetshëm dhe përmirësimit të shëndetit mendor.

Duhet të theksohet se gjendja shpirtërore dhe mendore mund të ndikohet nga një sërë faktorësh, si stresi, mjedisi, gjumi, gjeterika, çrregullimet e humorit, por edhe mangësitë në ushqim.

Prandaj është me rëndësi të konsumohen ushqime të shëndetshme që përmirësojnë gjendjen shpirtërore, si:

Peshku – acidet yndyrore omega-3 janë një grup yndyrnash thelbësore, të cilat duhet të merren patjetër, pasi trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. Peshqit e pasur me omega-3, si salmoni për shembull, ndikojnë në përmirësimin e shëndetit dhe studiohen për uljen e nivelit të depresionit.

Çokollata e zezë – çokollatat me qumësht mund të përmbajnë përbërës të shtuar si sheqer dhe yndyrë, prandaj është më mirë të zgjidhni çokollatën e zezë, e cila përmban më pak sheqer të shtuar dhe përmes shijes, cilësisë dhe aromës ndikon te përmirësimi i humorit.

Ushqime të fermentuara – (kos, turshi) përmirësojnë shëndetin dhe gjendjen e aparatit tretës, pasi ndikojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrët tuaja dhe mund të rrisin nivelit e serotoninës.

Bananet – janë të pasura me vitaminë B6, që ndihmon në sintetizimin e dopaminës dhe serotoninës, të cilat ndikojnë në përmirësimin e humorit.

Tërshëra – është një burim i shkëlqyeshëm fibrash. Konsumi në mëngjes siguron humor të mirë dhe energji.

Frutat e pyllit – janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në menaxhimin e depresionit dhe çrregullimet e tjera të humorit.

Kafeja – është pija më e njohur sot në botë, që duket se e bën botën më të lumtur. Kafeina parandalon lodhjen dhe rrit përqëndrimin. Për më tepër, ndikon çlirimin e neurotransmetuesve që nxisin humorin, si dopamina dhe norepinefrina.

Fasule dhe thjerrëza – përveçse janë të pasura me fibra dhe proteina me bazë bimore, janë plot me lëndë ushqyese. Ato janë burim i shkëlqyer vitaminave B, të cilat përmirësojnë gjendjen shpirtërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat