Dora ju tregon sa duhet të hani

Ushqime

Dora ju tregon sa duhet të hani

Më: 8 mars 2020 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Numërimi i rreptë i kalorive është rraskapitës dhe interneti është i mbushur me dieta nga më të ndryshmet, por jo të gjitha janë efektive. Plus, është harxhim energjie dhe kohe për të mbledhur informacionet rreth atyre që duhet të hani dhe më pas t’i zbatoni ato

Rezulton se ndihmuesi më i mirë, në këtë rast, është trupi ose duart tuaja, në veçanti. Ato mund t’ju ndihmojnë të matni sasinë e ushqimit që ju nevojitet.

Kjo metodë do të jetë e mjaftueshme për t’ju ndihmuar të mbani një dietë të shëndetshme dhe të mos shtoni peshë.

Për burrat, rekomandohet që vakti të mos jetë më i madh se dy pëllëmbë.

Dhe për gratë rekomandohet që vakti të mos jetë më i madh se një pëllëmbë.

Proteinat-> një pëllëmbë

Pëllëmba juaj mund t’ju tregojë se sa duhet të jetë sasia e proteinave. Produktet e pasura me proteina si fileto pule, peshk, vezë, gjizë dhe kos, janë të shëndetshme, por nuk duhet të konsumohen me tepri.

Sheqernat-> një grusht

Dora do ju tregojë se sa karbohidrate i nevojiten trupit tuaj. Numri i sheqernave në bukë, oriz ose patate, duhet të jetë i kufizuar në madhësinë e grushtit tuaj. Në këtë mënyrë, ju do të merrni energji dhe nuk do të shtoni në peshë.

Djathë-> dy gishta

Djathi është pa dyshim i shijshëm! Sidoqoftë, nuk është me të vërtetë e shëndetshme të hani sasi të mëdha. Një pjesë e barabartë me dy gishtërinjtë tuaj është e mjaftueshme që të keni mundësinë ta shijoni dhe të mos shëndosheni.

Yndyrat-> sa maja e një gishti

Nuk duhet të konsumoni shumë yndyra në ditë. Maja e gishtit ju tregon sasinë e pranueshme dhe maksimale të tyre.

Frutat dhe perimet-> 2 duar plot

Të freskëta, të ngrira apo të prera, frutat dhe perimet duhet t’i konsumoni sa madhësia e dy duarve tuaja së bashku. Për lëngje, është e rekomandueshme të pihet 150 ml në ditë, sepse në këtë formë ato përmbajnë më shumë sheqer sesa një produkt i papërpunuar.

Substanca të ëmbla-> sa gishti i madh

Çokollatat, lëpirëset apo karamelet janë plot me sheqer. Sigurisht që janë të shijshme, por në të njëjtën kohë, trupi yt nuk ka nevojë për një sasi kaq të madhe sheqeri, shkruan Class.

Ëmbëlsirat-> një grusht i mbyllur mirë

Ëmbëlsira të tjera si akullorja, keku apo tortat, duhet të jenë të limituara po ashtu. Një racion nga ëmbëlsira jote e preferuar nuk duhet të jetë më shumë se grushti i mbyllur.

A mbani një dietë të shëndetshme? Çfarë metodash të tjera në lidhje me ushqimin dini? 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat