Testet e thjeshta që mund t’ju tregojnë cilësinë e ushqimit të cilin e hani - Bota Sot
Testet e thjeshta që mund t’ju tregojnë cilësinë e ushqimit të cilin e hani

Ushqime

Testet e thjeshta që mund t’ju tregojnë cilësinë e ushqimit të cilin e hani

Më: 15 mars 2020 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Si të mësoni a është ushqimi të cilin e hani tepër i përpunuar apo tërësisht natyral?

Xhirimi i publikuar në faqen Blossom tregon 16 teste të thjeshta të cilat mund t’i provoni në shtëpi në mënyrë që të përcaktoni cilësinë e ushqimit të cilin e konsumoni.

* Nëse fleta e djegur e djathit shkrihet shumë vështirë kjo do të thotë që është (tepër) i procesuar në procesin e prodhimit dhe që përmban tepër kimikalie të cilat vështirësojnë shkrirjen e tij.

* Qiteni orizin në tigan të nxehur. Nëse ndonjë kokërr bëhet e pangjyrë do të thotë që shitësi ju ka mashtruar dhe ka ngjyrosur kokrra plastike me të bardhë.

* Qitni vitaminat në letër për pjekje dhe piqni në furrë – ato të cilat përmbajnë suplemente natyrale nuk do të piqen mirë.

*Kafja me aditivë pluskon, ndërkaq kafja natyrale bie në fund të gotës.

Edhe shumë mënyra të cilat do t’ju ndihmojnë të shihni se çfarë cilësie është ushqimi të cilin e konsumoni shikoni në shtojcë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat