Gatesa e lashtë që mposhti murtajën

Ushqime

Gatesa e lashtë që mposhti murtajën

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Sipas legjendës, kur murtaja ra në qytetin Yogyakarta të ishullit indonezian Java, sulltani urdhëroi qytetarët e tij që të gatuanin “sayur lodeh” dhe të qëndrojnë brenda shtëpive për 49 ditë. Dhe murtaja mori fund. E kësisoj nisi praktika që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

“Sayur Iodeh” është një gatesë e thjeshtë mishi me perime, e bërë nga shtatë përbërës kryesorë dhe me bazë prej qumështit djegës të arrës së kokosit. Nutricionistët që e kanë studiuar këtë gatesë aludojnë në përfitimet e saja shëndetësore nga galangali, i cili mendohet që ka pasur veçori të lehtësimit të sëmundjeve inflamatore, shkruan BBC, transmeton KOHA. Ata kanë vlerësuar se një ushqim i tillë, i gatuar nga përbërës të thjeshtë dhe lehtë të disponueshëm, është i përkryer për karantinë.

Simbolika e ushqimeve

Por gjëja më e rëndësishme që lidhet me urdhrin e sulltanit për të gatuar “sayur lodeh” është se ishte një apel për solidaritet shoqëror. Kur i gjithë një qytet gatuan në të njëjtën kohë të njëjtën gjë, nxit ndjenjë të fuqishme të bashkësisë.

“Sikurse shumë aspekte të besimeve xhavase, synimi është që të shmanget fati i lig”, ka thënë Revianto Budi Santoso, një arkitekt, mësues dhe student i trashëgimisë kulturore të Javas. “Shmangia e ogurit të zi ishte prioritet para arritjeve individuale. Xhavasit mendojnë se kur nuk ka ndonjë pengesë, jeta kujdeset për vetveten”.

Ushqimet në Java janë përgjithësisht të pasura me simbolika. Për shembull, “nasi tumpeng” është një përzierje e mishit dhe perimeve, kurorëzuar me një kullë në formë koni prej orizi të verdhë. Prezantimi i pjatës supozohet ta pasqyrojë rendin botëror, nën Zotin.

“Nasi kuning” është një oriz i verdhë aromatik që besohet se sjell bekim për shtëpitë dhe bizneset e reja. Ndërsa pija e shafranit indian “jamu” e merr emrin sipas fjalës xhavase, që ka kuptimin e “lutjes për shëndet” dhe pretendohet se sjell qetësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat