Ky ushqim mund t’ju japë energjinë e duhur për ditën

Ushqime

Ky ushqim mund t’ju japë energjinë e duhur për ditën

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 16:58

Me një filxhan kafe mund të marrësh energjitë që të duhen për ditën , por jo tek të gjithë njerëzit mund të ketë efekt pozitiv. Ka disa persona që kafeja u shkakton ankth dhe ndaj janë të detyruar të shmangin këtë pije.

Por ka disa produkte të tjera që kanë të njëjtën veçori si kafeja në aspektin e energjisë. Për më tepër këto produkte kanë edhe avantazhe të tjera, sepse janë natyrale dhe nuk kanë efekte të tjera anësore.

Një ndër më kryesorit është tërshëra. Ky drith ka një nivel të ulët glicemi dhe ofron energji afatgjatë dhe të qëndrueshme për gjithë irët e para të ditës.

Tërshëra për më tepër ndihmon edhe në prodhimin e serotoninës që na ndihmon të shmangim stresin dhe të kemi një kujtesë më të mirë. Pra, mos harroni që çdo mëngjes të konsumoni tërshërë dhe të merrni dozën e duhur të energjisë për ditën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat