Cilat ushqime ulin stresin?

Ushqime

Cilat ushqime ulin stresin?

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Shkaktarët e stresit mund të jenë nga ushqimi deri tek problemet në marrëdhenje apo mbingarkesat e trurit tone, gjitha mund të shmangën me një diet të shëndetshme. Këtu janë disa produkte që përveç se të shijshme, ndihmojnë në zvogëlimin e ankthit të përditshëm dhe shton energjinë.

Fruta deti
Frutat e detit janë të njohura për përmbajtjen e madhe të zinkut. Zinku në vetvete është një antioksidant dhe forcon sistemin imunitar dhe gjithashtu ul stresin.

Luleshtrydhe
Për ata që I adhurojnë luleshtrydhet, stresi sigurisht nuk do të jetë edhe aq present, e sigurisht duke i’u shtuar pakëz çokollatë të zezë do të ishte ushqimi adekuat për të ulur stresin. Ato përmbajnë shumë vitamin C dhe gjithashtu janë të pasura me fibra, për të cilën është vërtetuar se e ul nivelin e kortizolit.

Fara kungulli
Një gjë tjetër e cila është e njohur për menaxhimin e mire të stresit janë farat e kungullit bajamet dhe arrat, të cilat përmbajnë sasi të madhe të magnezit. Edhe ashtu gjithmonë është thënë se konsumimi i farave e ul nivelin e stresit.

Spinaq
Spinaqi është i pasur me acid folik, i cili nxitë trupin tonë të prodhoj serotoninën dhe dopaminën. Me rritjen e tyre infurajohet relaksimi. Sipas eksperteve sallata me spinaq mbetët mënyra më e mire e marrjës së acidit folik.

Çaj i zi
Çaji i Zi përmbanë shumë lloje të komponimeve flavonoide, polifenole apo edhe katektinë të cilat kanë tipe të ndryshme të të prekurit shqisën e lumturisë. Madje për ata që pijnë shumë kafe për shkak të kofeinës, i’u themi se çaji i zi ka përbërjen më të lartë se kafeja.

Spec i kuq
Specat e kuq përmbajnë shumë Vitaminë C, e cila arrinë të largojë hormonet e stresit. Nëse i hani të pa përgatitur ashtu dp të kenë më shumë efekt.

Tërshëra
Është plotë përplotë me fibra, e cila është shumë e mire për shendetin e posaqerisht atë të zorrëve.  Tërshëra gjithashtu ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak

Bukë gruri
Ka shumë karbohidrate dhe fibra të cilat prodhojnë shumë serotinë. Supozohet që buka e grurit ndihmon në menaxhimin e stresit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat