Si e ndikon gjumin ushqimi që hani

Ushqime

Si e ndikon gjumin ushqimi që hani

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Studimi i ri sugjeron se ushqimi që hamë ndikon në gjumin tonë.

Ky vit ka qenë jo edhe aq i mirë për gjumin tonë. Duke marrë parasysh rrethanat e pandemisë, shkolla dhe puna vazhdimisht kanë ndikuar në gjumin tonë, shkruan “Independent”.

Ekspertët e gjumit kanë inkurajuar vazhdimisht njerëzit që të adaptohen me metoda të ndryshme që do të ndihmojnë në zbutjen e insomanisë së shkaktuar nga stresi.

Ndër këto metoda, përfshihen ushtrimet e rregullta, zvogëlimi i përdorimit të telefonit dhe medieve sociale. Por shumë njerëz janë duke e tejkaluar një prej faktorëve më të rëndësishëm, dietën.

Një dietë e shëndetshme do të thotë ushqimi në sasi dhe i shëndetshëm. Njësoj si ndikohet gjumi nga ushqimi që hamë, edhe ushqimi që zgjedhim të hamë do të ndikohet nga sasia e gjumit që bëjmë.

Ekspertët kanë kuptuar se konsumi i madh i sheqerit, yndyrës dhe karbohidrateve mund të shkaktoj mungesë gjumi. Ndërsa konsumi i bimëve, fibrave dhe ushqimeve të pasura me yndyrë të vogël, ka efektin e kundërt.

Kjo do të ndikoj që gjumi juaj të jetë më i rehatshëm dhe kualitativ.

Kur trupi është i lodhur si pasojë e mungesës së gjumit, ju do të zgjidhni të hani ushqime që ju japin më shumë energji, por këto ushqime jo gjithmonë janë të shëndetshme.

Këto ushqime do të ndikojnë që sistemi i tretjes të jetë në punë më gjatë se zakonisht, duke bërë që trupi juaj të mos jetë në gjendje pushimi.

Një studim tjetër ka treguar se konsumi i lëngut të qershisë do të ndihmoj që ju të flini më qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat