Ushqimet që nuk duhet të hani gjatë periodave

Ushqime

Ushqimet që nuk duhet të hani gjatë periodave

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Tani, dhimbjet do të jenë më të lehta!

Nevojat ushqyese të grave ndryshojnë gjatë ciklit menstrual dhe luhatja e hormoneve nuk është arsyeja e vetme për këtë gjë

Gjatë atyre ditëve ju humbni gjithashtu minerale thelbësore dhe vitamina nga gjakderdhja

Për të rikthyer këto humbje ekspertët rekomandojnë një dietë të ekuilibruar në përputhje me periodat e tyre.

Prandaj, ne përmes këtij artikulli do t’ju vijmë në ndihmë, duke ju treguar ushqimet që duhet të shmangni gjatë periodave:

Qumështi

Duhet të shmangni nëproduktet e qumështit nëse keni dhimbje barku të vazhdueshme. Qumështi përmban laktozë, një lloj specifik i sheqerit që disa njerëz kanë vështirësi në tretjen e tij.

Për më tepër, laktoza mund të shkaktojë fryrje, dhimbje në stomak dhe përzierje.

Ushqimet pikante

Ushqimet pikante mund t’ju sjellin shqetësime shtesë në stomakun tuaj. Sidoqoftë, nëse zgjidhni me mençuri, disa erëza mund të jenë të dobishme për trupin tuaj gjatë periodave.

Për shembull, speci djegës është i famshëm për efektet e tij anti-inflamatore.

Kafeja

Studimet tregojnë se konsumimi i kafes gjatë periodave në të vërtetë mund të rrisë kohëzgjatjen e tyre. Për më tepër, kafeina përshkallëzon sindromën premenstruale.

Në rast se ju vuani nga kjo gjë, duhet të shmangni pirjen e kafesë para dhe pas periodave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat