Rreth botës me ushqime të çmendura. Kush do guxonte të hante këto 10 gjëra?

Ushqime

Rreth botës me ushqime të çmendura. Kush do guxonte të hante këto 10 gjëra?

Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:07
Ilustrim

Përveç ushqimeve pikante që na ka ndodhur të provojmë në ndonjë udhëtim me shokun apo shoqen tonë, ka dhe nga ato ushqime që konsiderohen të çuditshme e madje duhet guxim për t’i provuar. Më poshtë ju sjellim 10 prej tyre, të cilat do ju habisin me siguri sipas “Rough Guides”:

1-Sytë e peshkut tuna
Në Japoni sytë e peshkut tuna hiqen dhe skuqen ose zihen dhe shoqërohen me hudhra apo me salcë. Ato kanë shijen e kallamarëve.

2-Balut në Filipine
Veza e fertilizuar e patës në të cilën embrioni është pjesërisht i zhilluar, është një ushqim tjetër i cuditshëm. Shoqërohet me kripë, speca djegës dhe uthull.

3-Tarantula krokante
Banorët e Kambodias shërbejnë tarantula krokante. Thuhet se ato kanë shijen e gaforreve.

4- Airag në Mongoli
Airag është një lloj birre e çuditshme. Ajo është qumështi i fermentuar i kalit.

5-Veza shekullore në Kinë
Në kinë banorët mbulojnë vezë me qymyr dhe kripë për shumë muaj. Rezultati është një vezë në ngjyrë jeshile të errët dhe vjen era sulfur.

6-Salo në Ukrainë
Shumë sugjerojnë që mishi të konsumohet bashk me dhjamin. Mirëpo ne Ukrainë kanë zgjedhur të konsumojnë vetëm dhjamin. Ata e tymosin dhe e vendosin në një qeli të ftohtë për rreth një vit.

7- Karkalecat në Israel
Israeli ka vuajtur për shumë kohë nga vala e karkalecave që kanë sjellë shumë dëmtime, por ata kanë gjetur një zgjidhje. Tashmë ata i konsumojnë.
Banorët i skuqin dhe mbulojnë në çokollatë.

8-Hakarl në Islandë
Në këtë vend i presin kokën peshkaqenit dhe i heqin të gjitha organet dhe më pas e mbulojnë me rërë dhe gurë për rreth dy tre muaj. Më pas e presin në thela dhe e thajnë akoma më tepër mishin duke e përgatitur kështu për ta shërbyer.

9-Shirako në Japoni
Shirako do të thotë fëmijë të bardhë, por në fakt i referohet qeseve të spermës së peshkut merluc. Thuhet se kanë shije të ëmbël.

10-Supa e vezëve të milingonave të bardha
Kjo supë është një miks i vezëve të milingonave dhe një pjesë embrioni i milingones së bardhë. Ajo ka shijen e karkalecave të detit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat