Si të ushqeheni më shëndetshëm

Ushqime

Si të ushqeheni më shëndetshëm

Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Me kaq shumë informacione rreth ushqyerjes që qarkullojnë përreth, mund të jetë e vështirë ta kuptoni mënyrën më të mirë për të bërë zgjedhje të shëndetshme në dietën tuaj.

Këshilloheni të filloni me gjëra të vogla, dhe mos i harroni bazat e ushqyerjes së shëndetshme. Hulumtimet tregojnë se ndryshimet e thjeshta ditore përfundojnë duke pasur ndikim të madh në shëndetin tuaj.

Ju prezantojmë disa këshilla për një jetë më të shëndetshme:

Ndalojeni konsumimin e bukës së bardhë për bukën më drithëra, sepse ajo përmban më shumë fibra dhe karbohidrate të shëndetshme të cilat i japin trupit më shumë energji.

Gjatë gatimit përdorni vaj ulliri në vend të gjalpit. Nëse dëshironi ta përmirësoni shëndetin e zemrës, është e domosdoshme ta bëni këtë ndryshim në dietën tuaj.

Shtoni fasulet dhe perimet në dietën tuaj sepse ato janë burim i pasur i proteinave, fibrave, hekurit, zinkut, kaliumit dhe folateve, që të gjitha të rëndësishme për organizimin.

Fillojeni ditën duke e ngrëne një frutë, në vend të pirjes së lëngut të frutave, sepse kështu përfitoni nga antioksidantët, vitaminat dhe sheqernat natyrale që frutat ju ofrojnë.

Mos harroni të konsumoni sa më shumë kos. Hulumtimet e fundit tregojnë se bakteret në bark ndikojnë shumë në shëndetin tonë të përgjithshëm. Probiotikët në kos ndihmojnë për t’i shtuar dhe rritur këto baktere të dobishme për zorrën e trashë. Por keni kujdes, sepse jo të gjitha llojet e kosit e kanë efektin e njëjtë.

Hani një porcion arra ose fara gjatë ditës. Arroret janë shumë të dobishme për njeriun. Ato përmbajnë vlera ushqyese të rëndësishme, si omega-3, fibrat, vitamina E dhe vlera bimore që ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit në gjak.

Dhe për fund, provoni të hani më pak mish dhe shmangeni përdorimin e suplementeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat