Fasule me mish kofshe të tymosur – s’ka njeri që nuk e pëlqen

Ushqime

Fasule me mish kofshe të tymosur – s’ka njeri që nuk e pëlqen

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 06:54
Fasule

Gjellë lëngshme dhe e shijshme

Recetë e provuar për fasule të lëngshme së cilës kofsha e tymosur i jep shije të veçantë!

Përbërësit:

– 500 g fasule;
– 1 copë kofshë mishi të tymosur;
– 1 qepë e madhe;
– 2 – 3 fletë dafine;
– 2 karota;
– 2 thelpinj hudhre;
– kripë;
– piper;
– vaj;
– miell;
– spec të bluar;
– majdanoz.

Përgatitja:

Zhytni në ujë dhe lini të qëndrojnë gjatë natës.

Në mëngjes qitni në ujë të ftohtë dhe vloni në temperaturë të lartë. Derdhni atë ujë dhe zëvendësojeni me ujë tjetër.

Qëroni dhe grini qepën dhe karotën. Shtoni në fasule, shtoni edhe fletët e dafinës dhe lini të zihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat