Ky ushqim ju bën ‘budalla’, thotë studimi

Ushqime

Ky ushqim ju bën ‘budalla’, thotë studimi

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 00:57
Foto ilustrim

Ushqimet që dominohen nga yndyra dhe sheqeri, ndikojnë negativisht në fleksibilitetin njohës dhe aftësinë për tu përshtatur me ndryshimet.

Studimi që është kryer te minjtë laboratorikë, u krye duke u dhënë atyre të konsumojnë ushqime me sasi të ndryshme sheqeri dhe yndyre, ndërsa në të njejtën kohë, atyre u dhanë edhe detyra të caktuara.

Në këtë mënyrë, shkencëtarët monitoruan ndryshime të ndryshme fizike dhe mendore që ndodhën për shkak të ndryshimeve në dietën që morën.

Vëmendje e veçantë iu kushtua baktereve që gjenden në përbërjen tretëse të minjve nga secili grup.

“Bakteret kanë aftësinë për të çliruar përbërës që stimulojnë nervat ose sistemin imunitar dhe kështu ndikojnë në një numër funksionesh biologjike”, tha Katie Magnuson, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare dhe studiuese kryesore në Institutin Linus Pauling.

Pas katër javësh, aftësitë mendore dhe fizike të minjve që konsumuan ushqime me shumë sheqer dhe yndyrë filluan të ulen. Faktori më i rëndësishëm që ka ndikuar në zvogëlimin e aftësive të trurit janë bakteret në aparatin tretës.

Studimi gjeti se minjtë që konsumuan ushqime me nivele të ndryshme të sheqerit dhe yndyrës, dolën keq edhe në testin që kishte të bënte me emocionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat