Një bombë me vitamina dhe vlera ushqyese, ja pse duhet të provoni sallatën me mjaltë dhe perime

Ushqime

Një bombë me vitamina dhe vlera ushqyese, ja pse duhet të provoni sallatën me mjaltë dhe perime

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Me këtë “bombë" vitaminash jo vetëm që do të pasuroni menynë tuaj dhe të familjes, por do të forconi gjithashtu sistemin imunitar e të parandaloni viruset e mundshme.

Përbërësit:r 4 rrepa të kuqe, 4 karota, 3 mollë, 1 rrënjë selino, lëng limoni dhe 1 limon kokërr dhe 6 lugë gjelle mjaltë.

Përgatitja: Rrepat, mollët dhe selinon qërojini. Karotat grijini në shirita, limonin lajeni e pastaj të gjitha këto bluajini imët. Shtoni lëngun e dy limonëve dhe mjaltin.Në fund përziejini mirë e zbrazini në kavanozë qelqi.

Ruajini në një vend të ftohtë ose më së miri në frigorifer.

Nga përbërësit e mësipërm do të fitoni dy kavanozë me këtë bombë vitaminoze e cila përmban shumë vitamina, që ndihmojnë imunitetin, largojnë lodhjen dhe përmirësojnë pasqyrën e gjakut.

Përdoreni 3 herë në ditë, gjysmë ore para ushqimi nga një lugë plot me këtë përzierje të shëndetshme frutash e perimesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat