Gjërat që nuk duhet t’i fusni kurrë në mikrovalë

Ushqime

Gjërat që nuk duhet t’i fusni kurrë në mikrovalë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 16:34
Ilustrim

Mikrovala është një pajisje që ngroh ushqimin, që e ka pothuajse çdo familje. Sidoqoftë, ashtu siç mund të jetë shumë efektive për ne, mund të jetë edhe e dëmshme nëse bëni gabime në mënyrën sesi e përdorni.

Më poshtë, për të mirën e shëndetit tuaj, ne do ju tregojmë 9 gjërat që nuk duhet t’i vendosni kurrë në mikrovalë.

1. Fruta

Disa fruta, si mollët, bananet, do të humbasin shijen e tyre nëse i fusni në mikrovale. Ndërsa të tjera, si rrushi, mund të shpërthejnë. Përsa u përket frutave të thata, ata do të tymosin gjithë kuzhinën.

2. Kutitë mbajtëse të ushqimit

Kutitë e kartonit që përdorni për të mbajtur ushqimin, nuk duhet t’i fusni në mikrovalë sepse marrin flakë.

3. Letra e aluminit

Metalet e holla krijojnë një rrezik të madh në mikrovalën. Metali i hollë mbingarkohet nga rrymat elektrike të gjeneruara brenda mikrovalës dhe nxehet shumë shpejt, duke e bërë rrezikun e zjarrit një gjë shumë reale.

4. Enë plastike

95% e plastikeve të nxehta do të lëshojnë tym kimik. Përpiquni ta shmangni vendosjen e tyre në mikrovalë sepse lëshojnë kimikate të dëmshme, informon abcnews.al.

5. Vezët

Për shkak të nxehtësisë së shpejtë, veza mund të shpërthejë në mikrovalë. Kjo nuk do ta prishë mikrovalën, por pastrimi i saj do t’ju marrë shumë kohë. Nëse keni vendosur të zieni një vezë në mikrovalë, hapni një vrimë sipër saj para se ta fusni brenda, në mënyrë që të dalë avulli.

6. Turi i kafesë

Disa turi mund të punojnë në një mikrovalë, por vetëm ato të shënuara “të sigurta në mikrovalë”. Të tjerat janë të rrezikshme.

7. Mishi i ngrirë

Mishi i ngrirë, edhe në një temperaturë të sugjeruar për shkrirjen, do të gatuhet në mënyrë të pabarabartë. Në brendësi do të jetë e ngrirë, ndërsa në sipërfaqe gati për t’u ngrënë, informon abcnews.al.

8. Enë të vjetra

Sipas ekspertëve, disa enë të vjetra porcelani të prodhuara  para viteve 1960 mund të japin rrezatim dhe mund të jenë të lustruara me plumb dhe metale të tjera të rënda.

9. Qese letre kafe

Asgjë nuk duket aq e padëmshme sa një qese letre, megjithatë ato nuk janë vetëm jo-sanitare, por mund të lëshojnë gazra toksikë. Nën nxehtësi të fortë, ato mund të ndizen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat