Harmonizoni ushtrimet dhe ushqimin

Ushqime

Harmonizoni ushtrimet dhe ushqimin

Më: 3 prill 2021 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Për të arritur rezultatet e dëshiruara, është e nevojshme të harmonizoni ushtrimet dhe ushqimin

Me kombinimin e një ushqimi të larmishëm dhe cilësor, i kushtoni vëmendje të veçantë vakteve para, gjatë dhe pas ushtrimeve.

Një vakt para stërvitjes varet nga nevojat tuaja, para së gjithash, nga intensiteti, gjatësia dhe lloji i ushtrimeve, dhe rekomandohet ta konsumoni 1 – 4 orë para stërvitjes, në varësi të asaj çfarë dhe sa hani, për të tretur ushqimin dhe për të mos e ngarkuar stomakun.

Ushqimet me shumë yndyrë dhe fibra duhet të shmangen, sepse treten ngadalë dhe qëndrojnë në stomak për një kohë të gjatë, shkruan Cosmopolitan.

Sidoqoftë, çdo vakt duhet të përmbajë një kombinim të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave, por në një raport të përshtatshëm.

Gjatë ushtrimeve, mjafton të pini ujë, nëse ushtrimi zgjat deri në një orë. Nëse zgjat më shumë, rekomandohet të pini pije izotonike, por nëse është një aktivitet që zgjat disa orë, ka pllaka energjike dhe xhele.

Pse ‘shake’ pas stërvitjes?

Një vakt pas stërvitjes shpejton rikuperimin tuaj dhe ju përgatit për stërvitjen e radhës.

‘Shake’ me proteina-karbohidrate janë më të mirat, karbohidratet shërbejnë për të rimbushur shpejt rezervat e glukogjenit të varfëruar, ndërsa proteinat sigurojnë rikuperim dhe ndërtim të muskujve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat