Ushqim i jashtëzakonshëm të cilin me çdo çmim duhet patjetër ta shmangni nga dreka, sepse mund t’ju shëndoshë

Ushqime

Ushqim i jashtëzakonshëm të cilin me çdo çmim duhet patjetër ta shmangni nga dreka, sepse mund t’ju shëndoshë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Ushqimi i paktë në të vërtetë mund t’ju detyrojë të hani më shumë

Nëse brengoseni për linjën e trupit tuaj dhe për shëndetin patjetër për drekë hani sallatë me mish pule – ndoshta ka ardhur koha që të ndryshoni këtë shprehi.

Sallata e madhe përplot me perime me fletë të gjelbra dhe mishi i pulës mund t’ju lënë të uritur kur i hani.

Edhe pse merrni proteina nga mishi i pulës, organizmit tuaj i mungojnë yndyrat dhe fibrat të cilat janë të rëndësishme për t’u ndjerë të ngopur.

Nëse për drekë nuk konsumoni yndyra dhe fibra, është më se e sigurt që shumë shpejt do të ndieni urinë dhe ndoshta do të filloni të hani ushqim të pashëndetshëm.

Për ta shmangur këtë, është e nevojshme që sallatës t’i shtoni ndonjë formë tjetër proteinash siç janë: fasulja, qiqrat, perimet, bizelja apo avokadoja.

Avokadoja sallatës do t’i japë yndyrën e shëndetshme, derisa bishtajoret do të ofrojnë fibrat e nevojshme në mënyrë që të qëndrojmë më gjatë të ngopur dhe plot energji.

Edhe një gjë të cilën do të duhej ta shmangni nga dreka janë jogurtët me shije të ndryshme.

Edhe pse jogurti është klasifikuar si artikull i shëndetshëm, jogurtët me shije të ndryshme në vete përmbajnë sasi të mëdha të shtesës së sheqerit dhe sasi shumë të vogla të fibrave dhe proteinave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat