Të shijshme dhe të shëndetshme, ja si të përgatisni sardelet pikante

Ushqime

Të shijshme dhe të shëndetshme, ja si të përgatisni sardelet pikante

Më: 9 prill 2021 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Me siguri po mendoni përse t'i gatuani, kur mund t'i blini të konservuara? Epo shija, por edhe vlerat ushqyese nuk janë të njëjtat, ndaj merrni laps e letër dhe shënoni diku recetën e mëposhtme.

PËRBËRËSIT: ½ kg sardele, 100 g galetë, 1 lugë e vogël me rigon, 1 lugë e vogël me spec të kuq pikant, 1 degë rozmarinë, Lëkurë limoni, kripë, piper dhe vaj ulliri.

PËRGATITJA: Pastrojmë sardelet dhe i lëmë të kullojnë. Hedhim te galeta : kripën, piperin, specin e kuq djegës, rigonin dhe lëkurën e limonit. Hedhim ½ e masës së galetës te sardelet dhe i përziejmë që të lyhen të gjitha. Tavën e lyejmë me vaj ulliri dhe hedhim galetë, shtrojmë me kujdes sardelet dhe i hedhim përsëri galetë dhe vaj ulliri. I vendosim sipër një degë rozmarinë.

I pjekim në furrë për 20 min me 180 ° C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat