Është sezoni i gjetheve të rrushit, ja si të përgatisni japrakë të shijshëm

Ushqime

Është sezoni i gjetheve të rrushit, ja si të përgatisni japrakë të shijshëm

Më: 27 prill 2021 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Çelim zyrtarisht sezonin e sushit shqiptar. Kot nuk thonë tironcit "Shikon rrushi-rrushin dhe bëhet japraku".

PËRBËRËSIT: 

gjethe rrushi, qepë të njoma, hudhra të njoma, spinaq, lëpjetë, pazi, kopër, majdanoz, nenexhik, oriz, kripë, vaj ulliri, piper dhe ujë.

PËRGATITJA: 

Vendosim gjethet e rrushit në ujë të ngrohtë të ziejnë disa minuta. Qepët, hudhrat dhe jeshillëqet e tjera i presim imët dhe i shtypim me kripë. Shtojmë orizin, erëzat, piperin dhe vajin e ullirit. Vendosim gjethen e rrushit mbi banak ku pjesa e shndritshme të jetë poshtë, hedhim pak nga mbushja dhe e mbledhim role duke formuar një cilindër. Vendosim disa gjethe në tenxhere dhe rradhisim japrakët. Shtojmë ujë derisa të mbulohen dhe vendosim sipër një pjatë që mos të hapen gjatë zierjes. I ziejmë me temperaturë mesatare për gati 20-30 min.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat