Këto ushqime ju sigurojnë ‘rrugëtim’ më të lehtë drejt WC-së

Ushqime

Këto ushqime ju sigurojnë ‘rrugëtim’ më të lehtë drejt WC-së

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Të gjithë ne, së paku njëherë kemi përjetuar simptomat e pakëndshme të kapsllëkut, fryrjet, ndërsa që zbrazja e zorrëve jo e rregullt mund ta rrënojë cilësinë e jetës. Nëse edhe ju keni telashe me jashtëqitje jo të rregullt, ju sugjerojmë këto ushqime.

KUMBULLAT E THARA

Kumbullat e thara me shekuj kanë reputacion prej një laksativi dhe këtë me plot të drejtë. Kumbullat posedojnë fibra, lehtë treten në organizëm dhe e shpejtojnë tretjen. Kumbullat e thara janë aq efektive në këtë drejtim, saqë edhe Agjencia Evropiane për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) ka miratuar faktin se ndikojnë në funksionimin normal të sistemit tretës.

FARAT E LIRIT

Një lugë me fara të lirit siguron 3 gramë fibra të tretshme dhe të patretshme, prandaj edhe u përshkruhet se kanë efekt prej një laksativi. Pjesa më e mirë e gjithë kësaj është se farat e lirit shpejt dhe lehtë mund të kyçen në ushqimin e përditshëm. Farat e lirit mund t'i shtoni në flluska, makarona apo në përzierjen e preferuar. Për rezultate edhe më të mira përdorini farat e bluara të lirit.

BOLLGURI

Bollguri është ushqim ideal për të pasur një jashtëqitje të rregullt marrë parasysh faktin se posedon të dy llojet e fibrave: gjysmë gotë me bollgur do të ofrojnë rreth 2 gramë fibra të patretshme si dhe 2 gramë fibra të tretshme. Në bashkëpunim, fibrat e tretshme dhe të patretshme e zbutin jashtëqitjen, i japin volum që më lehtë të kalojë përmes sistemit tretës.

KOKOSHKAT

Ae keni ditur se kokoshkat konsiderohen të jenë ushqim integral? Këto ushqime të grimcuara paraqesin mënyrën më të lehtë si t'i konsumoni fibrat në organizëm: 3 gota kokoshka në vetëm 90 kalori sigurojnë më shumë se 3 gramë fibra. Për t'i ndjerë të mirat dhe dobitë nga kokoshkat,piqini në sa më pak vaj dhe kujdes me kripën.

LËNGU NGA ALOE VERA

Bima tropikale aloe vera me mijëra vjet luan rol të rëndësishëm në mjekësinë popullore. Është përdorur për shërimin e sëmundjeve të lëkurës, por edhe kundër plagëve dhe infeksioneve. Pos që kanë shumë përbërës, posedojnë edhe atë që dhuron efekt prej një laksativi. Për ta zbutur jashtëqitjen, sugjerohet që brenda 8-10 ditëve të pini gjysmë gote lëng, në mëngjes dhe në mbrëmje.

JOGURTI

Midis efektit pozitiv të shumtë të probiotikëve, të ashtuquajturit 'bakteret e mira', për shëndetin e njeriut, hulumtimet shkencore theksojnë se efekti i baktereve të mira ndikon te kapsllëku. Mu për këtë arsye nevojitet që jogurtin e pasur me probiotikë ta shndërroni në rutinë për tryezën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat