Indeksi i glicemisë/ Çfarë është dhe si matet tek ushqimet

Ushqime

Indeksi i glicemisë/ Çfarë është dhe si matet tek ushqimet

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 06:07
Foto ilustrim

Etiketat e vendosura mbi ushqime përmbajnë shumë informacion mbi kaloritë, karbohidratet, kripën dhe yndyrnat. Por ndër të tjera, ju mund të keni vërejtur edhe indeksin glicemik.

Çfarë është indeksi glicemik dhe si matet ai? Por më e rëndësishmja, a është diçka për të cilën duhet të kujdeseni?

Çfarë është indeksi i glicemisë?
Indeksi glicemik llogarit shpejtësinë me të cilën trupi juaj shëndrron ushqimet që përmbajnë karbohidrate në glukozë. Glukoza është forma më e thjeshtë e sheqerit që trupi juaj përdor si energji. Pasi karbohidratet shndërrohen në glukozë, glukoza hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Pankreasi më pas prodhon hormonin e quajtur insulinë, që ndihmon në shndërrimin e glukozës në energji. Disa karbohidrate, si sheqeri i zakonshëm, shndërrohen në glukozë shumë shpejt. Duke çuar kështu në një rritje të shpejtë të niveleve të sheqerit në gjak. Kjo gjë kërkon një fluks relativisht të madh të insulinës për ta shëndrruar atë në energji.

Indeksi glicemik dhe diabeti
Kur përmendim sheqerin në gjak dhe insulinën, mendja mund t’ju shkojë tek diabeti. Në të vërtetë, indeksi glikemik u krijua për të ndihmuar diabetikët. Trupat e të cilëve nuk mund ta shndërrojnë glukozën në energji dhe nivelet e glukozës në gjak rriten. Prandaj duke iu përmbajtur ushqimeve që kanë indeks glikemik të ulët, diabetikët janë në gjendje të shmangin rritjen e papritur të glukozës në gjak. Nëse nuk jeni diabetik, ndoshta nuk keni nevojë t’i kushtoni vëmendje indeksit glicemik.

Matja e indeksit glicemik tek ushqimet
Ushqimet që kanë një vlerë glicemike të lartë janë karbohidratet. Proteinat dhe yndyrnat kanë një indeks glikemik zero. Por, brenda kategorisë së karbohidrateve, karbohidratet komplekse si drithërat, frutat dhe perimet, që janë të pasura me fibra, priren të kenë një indeks glicemie të ulët. Kjo ndodh sepse trupit i duhet më shumë punë për t’i kthyer ato në glukozë dhe rritja e niveleve të sheqerit në gjak është graduale. Nga ana tjetër, ushqimet me shumë sheqer dhe mielli i grurit i përpunuar, do të ketë një indeks glicemik më të lartë. Kjo sepse trupi juaj i shëndrron ato shpejt në glukozë.

A mund të ndryshojë indeksi glicemik i një ushqimi?
Indeksi glikemik mund të ndryshojë bazuar në mënyrën se si përgatitet ushqimi dhe sa i pjekur është. Për shembull, një patate e gjallë ka një indeks glikemik relativisht të ulët, por një patate e pjekur e ka më e lartë. Më i lartë akoma indeksi glicemik është tek pureja e patateve. Kjo ka të bëjë me mënyrën e ndryshimit të niseshtesë kur nxehet, duke e bërë më lehtë për trupin t’i shndërrojë ato në glukozë. Në të njëjtën mënyrë makaronat mund të ketë një indeks glicemik më të ulët ose më të lartë, si rezultat i mënyrës së gatimit. Gjithashtu është e mundur të ndryshoni indeksin glicemik të një ushqimi duke e shoqëruar atë me një ushqim me indeks të ulët glicemik. Pasi trupi juaj duhet të përpunojë vaktin e kombinuar sikur të ishte një ushqim i vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat