Këto ushqime vetëm ju bëjnë më të uritur

Ushqime

Këto ushqime vetëm ju bëjnë më të uritur

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Kur jemi të uritur, shpeshherë për ushqimin që e kemi më afër. Nëse nuk gatuani në shtëpi, porosisni ushqim të shpejtë, e edhe pse e shijshme vetëm ju bën më të uritur.

Makaronat

Makaronat duhet zier më ashpër, sepse atëherë kanë indeks më të ulët glikemik, përkatësisht pas tyre njeriu ndihet më i ngopur. Nuk përmbajnë fibra që mund t'ju ushqejnë dhe sa më shumë të hani, aq më shumë dëshironi.

Ushqimi i shpejtë

Ushqimi i njelmët dhe i yndyrshëm krijon ndjenjën e qetësisë dhe kënaqësisë. Por, ky efekt nuk zgjat shumë dhe shpejt kthehen gjërat me të vjetrën. Kur të ndihemi mirë, e teprojmë me ushqim, trashemi. Kjo sepse ka shumë kalori të zbrazëta dhe shije artificiale.

Lëngjet e pemëve

Lëngjet e pastra të pemëve u jepen njerëzve që u ka rënë sheqeri, pra bëhet fjalë për ushqimin nga i cili sheqeri shpejt absorbohet, që do të thotë se pas pak kohësh përsëri do të kemi uri.

Pijet e gazuara

Nëse për çdo ditë pini një kënaçe me kola dhe hani ushqim, brenda vitit do të shtoni rreth 7 kilogramë. Ëmbëltuesit artificialë në trupin tuaj krijojnë ndjenjën e të qenit të uritur, prandaj duhet t'i shmangni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat