Cila është sasia e rekomanduar ditore e kripës që mund të marrim në organizëm?

Ushqime

Cila është sasia e rekomanduar ditore e kripës që mund të marrim në organizëm?

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 01:00
Ilustrim

Është e rëndësishme ta merrni çdo ditë, në sasinë e lejuar, megjithatë, nëse e teproni, mund të dëmtojë rëndë organizmin

Përveç problemeve me zemrën dhe presionin e gjakut, marrja e tepërt e kripës dobëson imunitetin, sipas hulumtimeve më të fundit të mjekëve gjermanë.

Ata pohojnë se nivelet e larta të natriumit në trup shkaktojnë mungesë të qelizave universale, gjë që ndikon në maturimin e qelizave të bardha të gjakut dhe kështu ndikon edhe në sistemin imunitar.

Sipas këtij studimi, nutricionistët rekomandojnë që të rriturit të kufizojnë marrjen ditore të kripës në një maksimum prej 5 ose 6 gramë, duke përfshirë kripën që gjendet në ushqimet e përpunuara.

Ekspertët këshillojnë se zgjidhja është përdorimi i kripërave të shëndetshme si kripa integrale e detit, e kaliumit ose kripa e rafinuar.

Si alternativë rekomandohet veçanërisht kripa e selinos, e cila përmban 40% selino dhe 60% tjetër është kripë deti e jodizuar, e cila përdoret në dietë dhe e cila i jep pjatave një aromë të këndshme.

Përveçse është më e shëndetshme se kripa e zakonshme e tryezës, kripa e selinos është e mirë si diuretik dhe stimulon tretjen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat