Hurmat, frutin e artë të vjeshtës mund ta përdorni dhe në ëmbëlsira

Ushqime

Hurmat, frutin e artë të vjeshtës mund ta përdorni dhe në ëmbëlsira

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Shpeshherë  janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fruti që mbart më shumë misticitet se çdo lloj fruti tjetër. Më poshtë, Living ju fton të lexoni disa prej vetive të saj:  do të mund të lexoni disa nga vetitë pozitive të hurmave në organizmin tonë:

Ndihmojnë në tretje 

Hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në tretje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces. Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit.

Forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin

Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh. Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të dobishme në përfitimin e energjive të nevojshme për organizmin.

Luftojnë aneminë

Në fakt, nuk ka studime të mirëfillta mbi këtë efekt, por thuhet se hurmat mund të stimulojnë eritropoezën (prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut), si dhe prodhimin e hemoglobinës në sajë të shtimit të përthithjes së hekurit në zorrë përmes ushqimeve, duke çuar kështu në përmirësimin e shkallës së anemisë.

Luftojnë lodhjen, stresin dhe sëmundjet kardiovaskulare

Është parë se hurmat kanë efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik. Rrjedhimisht, si pasojë e efekteve të tilla pozitive, mendohet se ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në të cilat njihet se një nga faktorët shkaktarë është edhe stresi. Reduktimi i tij ka çuar në reduktimin edhe të sëmundjeve kardiovaskulare.

Hurma është një frut i pasur në sheqerna, kripëra minerale, vitamina A, B dhe C si dhe aminoacide të rëndësishëm.

Si t’i përdorim ne gatim?
Që t’i shndërroni menjëherë në pure, hurmat duhet të jenë shumë të buta. Me ndihmën e një luge, merrni vetëm tulin e frutit, pa lëkurë, dhe bashkojini në një enë. Mund t’i shtypni me lugë apo t’i përzieni me mikser që të keni një krem homogjen. Me të mund të shoqëroni kek të llojeve të ndryshëm. Një tjetër përgatitje që mund të rezistojë më gjatë në kohë është pelteja klasike por kjo duhet ta kalojë një fazë gatimi. Veçse, duhet t'i kaurdisni për fare pak minuta, me pak sheqer kaf. Nuk është nevoja të qëndrojnë gjatë në zjarr, si frutat e tjera.

Krostatë me hurma

Përbërësit për brumin

300 gr miell

100 gr sheqer

1 vezë + 1 të verdhë

100 gr gjalpë

Lëkura e një limoni

Pak kanellë

1 majë luge kripë

1 lugë kafeje sodë buke

Për mbushjen:

4 hurma të pjekura

1 lugë gjelle ujë

1 lugë gjelle sheqer

Përgatitja:

1-Nisni me brumin. Grini lëkurën e limonit dhe siteni  me sheqerin e miellin.

2-Vendosni miellin në formë fontane, shtoni sheqerin dhe lëkurën e limonit, më pas vezët, kubikët e butë të gjalit, kanellën, kripën dhe sodën.

3-Përziejeni përbërjen dhe formoni një top brumi: mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer për 15 minuta.

4-Vazhdoni me mbushjen: në një tenxhere hidhni ujë dhe sheqerin, hiquni lëkurën hurmave dhe përziejini me ujin e sheqerin derisa të merrni një pure të ëmbël.

5-Hapni brumin, merrni një tepsi dhe lyejeni me gjalpë e miell, vendosni aty petën e brumit dhe sipër vendosini puren me hurma. Piqeni përreth 20 minuta në 180 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat