Çfarë të konsumoni në dhjetor? Më të shëndetshmet e stinës!

Ushqime

Çfarë të konsumoni në dhjetor? Më të shëndetshmet e stinës!

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Në dhjetor duket sikur edhe ushqimet marrin ngjyra festive. Dhe nuk mund të mos mendosh për gjelin e detit të mbushur e të pjekur mirë, përsheshin karakteristik apo sallatërat e shumta që servirin amvisat shqiptare.

Tani është fundi i sezonit të kungujve dhe gështenjave, ndaj shfrytëzojini mirë nëse ju zë syri ndonjë kungull nga zona e Peshkopisë apo ndonjë gështenjë të Tropojës.

Aktualisht të gjitha këto perime mund t’i gjeni në tregjet e fshatarëve, të freskëta të sapo këputura që në mëngjes.

Teksa duhet të kujdeseni për të përzgjedhur më të mirat perime të stinës, por më shumë se çfarë vlen të konsumohet e freskët në dhjetor lexoni guidën:

Brokoli

Gjysmën e vitit, nga muaji dhjetor në muajin maj, ju mund të zgjidhni mënyra të ndryshme për të gatuar këtë “super ushqim”. Brokoli ka pak kalori dhe është tejet i pasur në vitamina e minerale si dhe shumë fibra.

Përse është i mirë brokoli?

Brokoli përmban vitaminat K, C, acid folik, kalium dhe fibra. Është gjithashtu i pasur në beta-karoten dhe sulforofan, një lëndë e cila po studiohet nga shkencëtarët për vetitë anti-kancerogjene.

Sipas ekspertëve të AgroWeb, vitamina K që brokoli përmban është thelbësore për funksionimin e proteinave që ndikojnë në koagulimin e gjakut.

Vitamina C ndikon në krijimin e kolagjenit, lëndës që formon indet trupore, kockat dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të të prerave apo plagëve.

Brokoli përban edhe fibra, të cilat ndihmojnë sistemin tretës dhe ndikojnë në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak. Ndërkohë që acidi folik që brokoli përmban është i nevojshëm për prodhimin e qelizave të reja në trup.

Si ta zgjidhni brokolin?

Zgjidhni brokolin, kurora e së cilës është ngushtësisht e lidhur me njëra tjetrën, pra janë të mbyllura dhe kanë një ngjyrë të gjelbër të thellë.

Bëni kujdes të mos zgjidhni brokolin lulet e të cilit kanë ngjyrë të verdhë apo të gjelbër të hapur. Ndërkohë as brokoli që është pjekur më shumë seç duhet nuk duhet përzgjedhur.

Do të jetë shumë i fortë për t’u kafshuar dhe do të ndahet në copëza kur ta gatuani.

Si ta ruani?

Brokoli është një perime që prishet shumë shpejt. Për këtë arsye mbështilleni mirë dhe vendoseni në sirtarin e poshtëm të frigoriferit. Përdoreni sa më shpejt të jetë e mundur, nëse dëshironi që brokoli që konsumoni te jetë i freskët dhe i pasur me lëndë ushqyese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat