Ndiqni këto këshilla që t’mos shtoni kalori kur hani gjelin e detit për festat e fundvitit

Ushqime

Ndiqni këto këshilla që t’mos shtoni kalori kur hani gjelin e detit për festat e fundvitit

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 06:44
Foto ilustrim

Teksa festat e fundvitit po afrohen, bakllavaja është një nga ushqimet që pothuajse nuk mungon në tavolinën e shumë familjeve.

Ndërkohë Nutrinocistia Tea Bame tregoi në Ora News disa këshilla praktike për ushqimet e fundvitit.

Ajo u shpreh se pasi të keni konsumuar bakllavanë apo ëmbëlsirë,ë shtë mirë që të bëni një gjysmë orë vrap, pasi kjo ndihmon në djegien e kalorive.

‘’Unë dua të jap vetëm këshilla praktika. Unë dua të jap një këshillë se si të konsumojmë gjelin e detit dhe bakllavanë. Gjeli i detit gjithmonë duhet konsumuar pa lëkurë. Lëkura e gjelit të detit mban më shumë kalori se sa duhet’’.

‘’Bakllavaja përmban rreth 500 ose 600 kalori. Në një menu strike një vakt dreke, përmban 500 kalori. Do të thotë se nëse ne kemi konsumuar këtë fetën e bakllavasë automatikisht e kemi zëvendësuar vaktin tonë’’.

‘’Të gjithë personat  që duan të mbajnë një peshë trupore, pasi kanë konsumuar bakllava apo ëmbëlsirë të bëjnë një gjysmë ore vrap. Kjo bën të mundur që të tresim sa më shpejt kaloritë e marra nga bakllavaja, nga ushqimet e ndryshme’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat