Bajadera të bardha me kokos: Pa pjekje, gatuhen për 10 minuta!

Ushqime

Bajadera të bardha me kokos: Pa pjekje, gatuhen për 10 minuta!

Më: 9 janar 2022 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Bajadera është padyshim një nga ëmbëlsirat më të preferuara dhe për të gjithë adhuruesit e saj –  ja një version shumë i veçantë 

Përbërësit:

▪ 300 g sheqer
▪ 200 ml ujë
▪ 250 g margarinë
▪ 300 g keks
▪ 100 g kokos

Glazura:

▪ 100 g çokollatë të bardhë
▪ 3 lugë vaj

Përgatitja:

Sheqerin dhe ujin qiteni në tenxhere dhe kur të vlojë zieni edhe 3–4 minuta.

Shtoni margarinën dhe përzieni derisa të shkrihet.

Pastaj shtoni keksin e bluar dhe kokosin dhe të gjitha përzieni mirë.

Përbërjen qiteni në enë të mbështjellë me folie dhe lëreni të forcohet.

Nga gjysma e kësaj përbërjeje mund të bëni toptha dhe t’i rrokullisni në keksin e bluar.

Shkrini në avull çokollatën me vaj dhe qitjani bajaderës, kur të forcohet priteni në shtangla (shufra)

Bajaderës mund t’i hidhni edhe përbërjen e bardhë të gatuar nga sheqeri pluhur me pak ujë.

Ju bëfshin mirë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat