Musaka arabe: Pa patate dhe vezë, shije absolutisht e mrekullueshme!

Ushqime

Musaka arabe: Pa patate dhe vezë, shije absolutisht e mrekullueshme!

Më: 25 prill 2022 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

Herën tjetër kur dëshironi musaka të shijshme, provoni ta gatuani sipas kësaj recete

Përbërësit:

– 500 g mish të bluar viçi,
– 1.5 kg patëllxhanë,
– 5 speca të kuq,
– 4 domate,
– 2 speca djegës,
– 1 tufë majdanoz,
– 1 qepë,
– 1 karotë,
– një filxhan verë të bardhë,
– piper,
– kripë.

Përgatitja:

Fërgoni qepën, specin djegës dhe karotën. Shtoni mishin e bluar, domatet e grira imët, piperin dhe kripën.

Zieni mishin e bluar, 2 domatet e grira imët, piperin dhe kripën. Zieni derisa mishi të jetë gati dhe hiqeni nga zjarri.

Shtoni majdanozin e grirë imët. Patëllxhanët qëroni dhe pritni në rrathë dhe fërgoni pak.

Në fund të tiganit në të cilin keni qitur vaj radhisni patëllxhanin, qitni mishin e fërguar, specat e grirë dhe dy domatet e tjera të prera në kube apo në rrathë.

Qitni sipër musakasë verën e bardhë, mbulojeni me folie dhe piqeni në furrën e nxehur në 200 gradë rreth 50 minuta.

Ju bëftë mirë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat