Sa kohë mund të qëndrojë mishi në ngrirje? Këtë duhet ta mësoni patjetër

Ushqime

Sa kohë mund të qëndrojë mishi në ngrirje? Këtë duhet ta mësoni patjetër

Më: 1 maj 2022 Në ora: 01:01
Foto ilustrim

Ngrirja e mishit, frutave, perimeve dhe ushqimeve tjera mund të jetë e dobishme, por ju duhet të dini rregullat për sa kohë mund të mbahet ushqimi i sigurtë në frigorifer dhe kur fillon të humbasë cilësinë.

Humbja e lagështisë është një nga arsyet kryesore pse mishi i grirë humbet shijen e tij pasi qëndron për një kohë të gjatë në ngrirëse.

Nëse përpunohet termikisht dhe ruhet siç duhet, mishi mund të ngrihet për 2 deri në 3 muaj dhe shija nuk do të ndryshojë aq shumë sepse një pjesë e lagështisë tashmë ka humbur gjatë zierjes.

Mishi i grirë i papërpunuar mund të ruhet në frigorifer për tre deri në katër muaj. Natyrisht se si përgatitet është gjithashtu e rëndësishme.

Mishi i grirë mund të qëndrojë në ambalazhin origjinal deri në 2 javë dhe nëse planifikoni ta mbani më shumë se kaq, do të ishte mirë ta mbështillni paketimin me folie ose ta vendosni në një qese ngrirëse.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat