Bishtaja me mish të grirë, një pjatë që do t’u pëlqejnë të gjithëve

Ushqime

Bishtaja me mish të grirë, një pjatë që do t’u pëlqejnë të gjithëve

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 06:33
Ilustrim

Drekë e mrekullueshme për të gjithë familjen

Me bukë taze dhe sallatë të stinës, kjo gjellë do të bëhet një vakt që do të mbahet në mend.

Përbërësit:

– 450 gr bishtaja
– 200 gr mish të grirë (mish viçi ose sipas dëshirës tuaj)
– 1 qepë e kuqe
– 3-4 thelpinj hudhër
– majdanoz i freskët
– 1 karotë mesatare
– kripë
– piper

Përgatitja:

Prisni imët qepën, hudhrën dhe karotën me dorë ose në një grirës elektrik.

Kaurdisni perimet në pak vaj dhe ujë, më pas shtoni mishin e grirë dhe përziejini të gjitha. Ndërkohë, ziejini bishtajat në ujë me kripë.

Kombinoni bishtajat gjysmë të ziera me mishin dhe perimet e tjera dhe ziejini derisa të avullojë i gjithë lëngu.

Spërkateni me majdanoz të grirë dhe shërbejeni.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat