E keni bërë gabim për kaq shumë kohë, kjo është mënyra e duhur për të pastruar patatet

Ushqime

E keni bërë gabim për kaq shumë kohë, kjo është mënyra e duhur për të pastruar patatet

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Është një perime me niseshte që përdoret më së shumti në gatim, ndërsa në formë të skuqur është ushqimi i preferuar i të gjithëve! Askush nuk mund t’i rezistojë patateve.

Qofshin të skuqura, të pjekura apo edhe të ziera, patatet janë fantastike. Ajo që nuk është aspak “fantastike” tek ato është pastrimi. Megjithatë, me thikë, pastrojini dhe më pas vazhdoni t’i gatuani. Punë e vështirë, por dikush duhet ta bëjë.

Po sikur t’ju themi një teknikë, duke e qëruar, padashur e “hedhni” jo pak nga përbërësi i saj. Ekziston një metodë më e mirë dhe shumë më e lehtë.

Ajo që do t’ju duhet është një thikë dhe një tenxhere me ujë të valuar dhe sigurisht patatet. Merreni një patate, e prisni në gjysmë, aq thellë sa të depërtojë në lëkurë dhe e vendosni në ujin e vluar. Pas pak e nxirrni dhe duke e “tërhequr” lëkurën hiqet tërësisht.

Në këtë mënyrë, jo vetëm që kurseni kohë, por patatet kanë më shumë shije.

Shikoni videon që tregon edhe më në detaje lëvizjet e mësipërme dhe le të mirëpresim të gjithë së bashku një epokë të re në pastrimin e patates!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat