Ndryshime të ëmbla, torta me çokollatë mund të jetë e shëndetshme në mëngjes

Ushqime

Ndryshime të ëmbla, torta me çokollatë mund të jetë e shëndetshme në mëngjes

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 20:18
Torta me çokollatë

Mund të ndodhë që, nëse nuk ke vënë gjë në vijë për mëngjesin, të ëndërrosh për një copë të freskët torte me çokollatë. Megjithatë, gjithë mundimi për të pasur një trup të hollë, të pengon që ta nisësh ditën me një goditje të këtij lloji. Tortë me çokollatë! Vetëm t'i numërosh kaloritë, trembesh! Megjithatë sapo është zbuluar që kjo ëmbëlsirë mund të jetë një ide e mirë për mëngjes.

Të gjithë e dimë që mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm dhe është bekim nëse është njëkohësisht dhe i shijshëm.

Disa persona zgjedhin një fillim të pasur dite me proteina, vezë, proshutë, pak avokado mbi një copë të thekur bukur. Siç instruktori i palestrës të rekomandon.

Megjithatë, ka dhe nga ata që u pëlqejnë ushqimet e ëmbla. Ata, gjithmonë të ndërgjegjshëm për linjat, zgjedhin fruta të freskëta dhe të thata mbi drithëra, me pak mjaltë. Bëjnë maksimumin e mundshëm për të kënaqur dëshirën për ushqime të ëmbla, por nuk e dimë sa arrijnë.

Megjithatë, tani do habitesh! Torta me çokollatë po përmendet në grupet e nutricionistëve si një mëngjes i shëndetshëm. Liz Moskoë, që është një eksperte ushqimi ka thënë që torta me çokollatë mund të jetë gjëja e bukur që do u ndodhë vakteve të para të ditës.

Nuk është ende e sigurt, por vetëm ideja na gëzon shumë. Përderisa është një ushqim që diskutohet si alternativë për mëngjese të shëndetshme, nuk mund të kategorizohet më si i ndaluar. Ne kështu e marrim...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat