​Asnjëherë mos e bëni këtë me mjaltë, do ta shndërroni në helm të rrezikshëm

Ushqime

​Asnjëherë mos e bëni këtë me mjaltë, do ta shndërroni në helm të rrezikshëm

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Ekspertët e fushës së të ushqyerit të shëndetshëm paralajmërojnë se mjalti, i cili konsiderohet si një ushqim i shëndetshëm, në asnjë rast nuk duhet tepruar.

Sipas mendimit të tyre, të rinjtë nuk duhet të marrin më shumë se dy deri në tri lugë çaji nga ky nektar i ëmbël në ditë dhe personave që vuajnë nga disa sëmundje nuk rekomandohet të marrin më shumë se një lugë gjatë ditës.

Shumë njerëz e bëjnë këtë kur mjalti trashet pas qëndrimit për një kohë të gjatë (dhe duhet ndarë për ta bërë më të lehtë përdorimin) ose kur përgatisin një pije të nxehtë si çaji, që është një gabim i madh.

Nëse mjalti i shtohet ujit të vluar, ai humbet vetitë e tij të dobishme dhe gjithashtu prodhon helm.

Nëse jeni duke përgatitur çaj, mos e vendosni kurrë në ujë të vluar, por kur të jetë ftohur dhe të jetë ende i ngrohtë. Temperatura e ujit nuk duhet të kalojë 40 gradë Celsius, shkruan Mondo.

“Mjalti prodhon një substancë dioksometil në ujë të vluar, që është helm”, theksojnë ekspertët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat