Ushqimet më të mira për forcimin e kujtesës

Ushqime

Ushqimet më të mira për forcimin e kujtesës

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Kujtesa është aftësia e organizmit për të koduar dhe depozituar informacione, në mënyrë që ato të riprodhohen dhe përdoren më vonë.
Psikologët e zhvillimit dhe mjekët pohojnë që ka gjithmonë truke dhe sekrete për të patur një kujtesë të ‘fortë’ dhe afatgjate.

Më poshtë do të gjeni të listuara disa nga ushqimet që ndihmojnë mirëfunksionimin e kujtesës suaj.

1. Boronicat përmbajnë substanca ushqyese , të njohura ndryshe si proantocianidinat- PCO të cilat mbrojnë trurin nga toksinat mjedisore dhe ulin veprimin e radikaleve te lira. Proantocianidinat kanë veprim anti-inflamator dhe stimulojnë kujtesën.

2. Ekstrakti i domates, licopeni (pigmenti bimor që u jep domateve ngjyrën e kuqe) është dhjetë herë më i fuqishëm se vitamina E. Licopeni përmirëson funksionet cerebrale , si dhe ndihmon në aftësimin e memories afatgjat.

3. Spinaqi është shumë i pasur në vitamina dhe proteina. Konsumi i tij mbron qelizat nervore nga efeket e plakjes. Vitamina më e fuqishme e spinaqit është vitamina K e cila ndihmon në vendosjen e ekuilibrit të sistemit nervor qendror.

4. Farat e kungullit, ndonëse të vogla janë miniera të vërtetë mineralesh e vitaminash. Farat e kungullit janë shumë të pasura me vitaminë E, Omega 3, Omega 6 dhe zink, minerali që luan një rol të rëndësishëm në mirëfunksionimin e receptorëve të kujtesës dhe proceset e të  menduarit.

5. Në vezë gjendet kolina, një përbërës shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe që ndihmon zhvillimin e funksioneve kardiovaskulare dhe cerebrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat