​Pas kafesë arrin edhe birra në kapsula

Ushqime

​Pas kafesë arrin edhe birra në kapsula

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 16:34

Imagjinoni sikur dëshironi të shijoni një birrë të ftohtë me akull: hapni frigoriferin, nxirrni një kapsulë, e hidhni në një gotë dhe i shtoni ujë teksa ajo bëhet e gazuar me një karbonatorm kjo është risia e zhvilluar nga një grup studiuesish nga universiteti i La Sabanës (Kolumbi), shkruan focus.it.

Studiuesit sigurojnë se shija dhe përmbajtja e alkoolit të birrës me kapsula ruhet në perfeksion, madje shija përmirësohet. Metoda e përdorur nga studiuesit është kriokocentrimi, i cili përfshin ngrirjen pjesërisht të ujit në pije dhe më pas eliminimin e kristaleve të akullit që formohen.

Kjo rezulton në një birrë të rikonstituueshme, e cila mund të përgatitet në shtëpi duke përzier lëngun e ruajtur në një enë të vogël (si një kapsulë kafeje) me ujë të ftohtë.

Për ta bërë të gazuar, Fabian Leonardo Moreno, një nga studiuesit, rekomandon përdorimin e një karbonatori shtëpiak.

“Në këtë mënyrë, ne marrim birrën origjinale pa humbur përqendrimin e saj, duke ruajtur të njëjtat veti si një birrë jo e menjëhershme”, shpjegon ai.

Avantazhet e birrës janë menjëhershme: nga kostot e reduktuara të transportit – pasi pesha totale e produktit është e reduktuar, me më pak lëng dhe paketim më të lehtë – deri te ruajtja më e lehtë, pasi kapsulat zënë më pak hapësirë në frigorifer sesa kanaçet/shishet tradicionale të birrës.

Moreno siguron se rritja e përqendrimit të saj përmirëson cilësinë e birrës: “Fillimisht, një nga sfidat e mëdha ishte menaxhimi i ruajtjes së alkoolit gjatë procesit të kriokoncentrimit”, shpjegon ai.

“Kemi parë që duke zvogëluar pjesërisht sasinë e ujit, lëndët e ngurta që prodhojnë aromë, përbërjet e paqëndrueshme dhe alkooli janë edhe më të përqendruara. Rezultati është një birrë me një profil shqisor më intensiv, me aroma dhe shije më të përcaktuara”, tha ai, raporton ATSH, përcjell KosovaPress. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat