'Njeriu biskotë', një nga simbolet e festave të fundvitit! Ja si ta përgatisni

Ushqime

'Njeriu biskotë', një nga simbolet e festave të fundvitit! Ja si ta përgatisni

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 15:45
Ilustrim

Njësoj si njeriu që nuk u krijua vetë, por e krijoi Zoti, edhe atë e krijon njeriu. Për të gjithë ju që ishit kureshtarë, kjo është simbolika dhe ajo që lidh këtë figurë me festat. Gjithashtu, Njeriu Biskotë ka ngjyrën kafe, atë të tokës, e njeriu u krijua nga toka.

Përpos kësaj, Njeriu Biskotë, njësoj si ne, nuk jeton përjetësisht. Ai “lind” për t’u “ngrënë” në një moment e për t’u bërë njësh me krijuesin e tij. E njëjta gjë që na ndodh ne njerëzve me Zotin. Praktika për t’i dhënë Njeriut Biskotë forma të ndryshme daton nga koha e Mbretëreshës Elizabetë.

Ajo nderonte me to mysafirët. Ja pse pastiçieria  Ana Lucia zgjodhi kësaj here është Njeriu Biskotë (gingerbread man), një nga simbolet e festave të fundvitit dhe një figurë e dashur për fëmijët. Lucia zgjodhi këtë temë, pasi për shkak të formave që gjenden lehtë në treg, Njeriu Biskotë mund të realizohet nga të gjitha amvisat në shtëpitë e tyre. 

Receta 

Përbërësit:

350 gr miell? 150 gr mjaltë? 2 lugë pluhur xhinxheri? Karafil? 150 gr sheqer pluhur? 1 vezë? Një lugë kafe kanellë? Pak kripë? 150 gr gjalpë? 1 lugë kafe sodë buke? Një majë luge arrëmyshk

Përgatitja:

Biskotat me xhinxher janë tipike të festave. Madje nuk përdoren vetëm për t’u konsumuar, por edhe për të dekoruar pemën. Formën mund t’ia jepni si të doni. Në një enë bashkoni miellin dhe të gjithë përbërësit e tjerë në pluhur, përveç sheqerit, që do ta bashkoni me gjalpin dhe vezën, në një tjetër enë. Në fund, do të shtoni mjaltin. Pasi të keni punuar masën me vezën, do t’ia shtoni enës ku keni miellin. Formoni një masë kompakte brumi dhe mbështilleni me qesen e kuzhinës. Lëreni në frigorifer të pushojë për disa orë. E mira është që ta përgatisni brumin një ditë përpara dhe të nesërmen të piqni biskotat.

Pasi ta nxirrni nga frigoriferi, duhet ta lini në temperaturë ambienti, në mënyrë që të mos keni vështirësi në hapjen e petës. Sidoqoftë, duhet të përdorni edhe miellin për të hapur petën. Trashësia e petës duhet të jetë rreth 5mm. Pasi ta keni hapur në banak, vendosni aty format dhe hiqni brumin për ta vënë në tavë. Duhet të piqen në furrën e parangrohur në 180 gradë për 8¬10 minuta. Gjithsesi, bëni kujdes me pjekjen pasi furrat nuk janë asnjëherë njësoj. Lërini të ftohen dhe nëse keni dëshirë, mund t’i dekoroni me një masë të përgatitur me sheqer pluhur, 1 të bardhë veze dhe ngjyrues artificial. Rriheni të bardhën fortë dhe gradualisht shtojini sheqerin pluhur. Ndajeni në pjesë dhe në secilën shtoni ngjyrën që dëshironi. Faza përfundimtare, i takon edhe ca fantazisë suaj, e sigurt është që nuk do të teprojë asnjë biskotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat