Përfitimet shëndetësore nga bizelet - Bota Sot
Përfitimet shëndetësore nga bizelet

Ushqime

E shtunë, 20 tetor 2018

Përfitimet shëndetësore nga bizelet

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 00:33
Foto ilustrim

Bizelet kanë origjinë aziatike. Ato përmbajnë sasi të madhe të vitaminave të grupit B, vitaminë A e C. Këto vitamina mund të largohen me një zierje të tejzgjatur, prandaj duhet të bëni kujdes me gatimin. Mes mineraleve që gjenden te bizelja, ai me sasinë më të madhe është kaliumi (shumë i nevojshëm për të riekuilibruar diurezën, sidomos te kardiopatikët), i ndjekur më pas nga fosfori, magnezi, kalciumi, hekuri, seleni dhe zinku. Seleni e zinku janë antioksidantë shumë të fuqishëm.

Përqendrimi i lartë i ujit që gjendet te bizelja pakësohet gradualisht me rritjen dhe zhvillimin e bimës dhe vendin e tij e zënë karbohidratet, rreth 12 gramë çdo 100 gramë bizele të pastruara nga mbështjellësja. Sasia e fibrave është 4-6%. Edhe vlera proteinike është goxha e lartë (6 g për kile). Për këtë arsye bizelet, e kombinuara me karbohidrate (oriz, ose makarona) janë zëvendësuesit më të mirë të mishit.

Me një pasuri të tillë prej përbërësve të shëndetshëm, vlen të thuhet se bizelet janë zëvendësues shumë të mirë. Po ashtu janë një ushqim shumë i rëndësishëm për të forcuar mbrojtjen natyrore të organizmit, duke nxitur diurezën, funksionimin e duhur intestinal dhe duke riekuilibruar punën e zemrës.

Sasia e rekomanduar e konsumin është 100 g bizele në ditë.

Bizelet ndihmojnë që të mbajnë në formë të mirë aparatin kardiovaskular duke kontrolluar nivelet e kolesterolit LDL (atij të “keq”) që qarkullon në gjak. Sipas një studimi thuhet se të konsumosh çdo ditë për të paktën 3 javë 80-140 gramë bizele mund të ulni kolesterolin e keq LDL 8 mg/dl. Sasitë e larta të kolesterolit mund të shkaktojnë formimin e depozitave të yndyrës në enët e gjakut. Kjo gjë ngadalëson kalimin e gjakut dhe të oksigjenit drejt organeve të organeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe trurin.

Përfitimet shëndetësore që kemi nga bizelet janë:

– konsumimi i tyre përmirëson shëndetin e zemrës pasi Niacina ndihmon në reduktimin e prodhimit të triglicerideve dhe të kolesterolit të keq, duke ngritur kolesterolin e mirë. Antioksidantët si A, C, dhe E mbëeshtesin enët e gjakut dhe qelizat. Vitaminat B1 dhe folatet, B2, B3, dhe B6 mbështesin shëndetin e nervave. Luteina dhe vitamina K reduktojnë stresin dhe ulin riskun për sëmundje zemre, dhe arteriosklerozë.

– konsumimi i tyre përmirëson sistemin tretës : Bizelet ndihmojnë tretjen dhe përmirësojnë nivelin e metabolizmit. Dieta e shëndetshme dhe e pasur në fibra pastron traktin tretes nga toksinat, përmirëson shëndetin e zorrëve, trajton kapsllëkun dhe ul rrezikun për sëmundje gastrointestinale dhe kancerin e zorrën së trashë. Bizelet janë burime të mirë të fibrave dhe marrja e mjaftueshme e fibrave nuk është vetëm e rëndësishme për ndihmën në tretjen e ushqimit të mirë dhe shëndetin e zorrëve , ai gjithashtu ndihmon parandalimin nga sëmundjet e tjera kronike. Dieta që përmban bizele të cilat përmbajnë gjithashtu ndihmon për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme .

– konsumimi i tyre ndihmon në humbjen e kileve të tepërta. Meqënëse bizelet kanë pak kalori dhe zero kolesterol dhe janë të pasura në përbërës ushqyes, proteina dhe fibra, ndihmojnë në humbjen e peshës. Sidomos fibrat tek bizelet bëjnë që të kemi ndjesinë e ngopjes për një kohë më gjatë.

– konsumimi i tyre parandalon kancerin në stomak: Bizelet përmbajnë sasi të lartë antioksidantësh dhe kanë përbërës anti-inflamatorë si dhe polifenolin coumestrol, që ul riskun e kancerit në stomak.Bizelet përmbajnë pigmentin e gjelbër klorfilinë, një substancë që lidhet me formën molekulare të klorofilut i cili mundëson asaj për t’u kombinuar me kimikate që shkaktojnë kancerin në trup . Klorofilina po ashtu është një substancë që parandalon absorbimin e karcinogjeneve.

– konsumimi i tyre na bën të kemi kocka më të forta: Vitamina K1, është një vitaminë shumë e rëndësishme pasi aktivizon proteinat në kockë, duke kontribuar në shëndetin e tyre duke ruajtur nivelet e kalciumit po ashtu duke ndihmuar organizmin të përthithë kalciumin. Vitaminat si B1, B6 dhe acidi folik ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës dhe artritit.Bizelet janë të pasura me lutein, një element i domosdoshëm për shëndetin e syve. Ky element natyral është i përqendruar tek retina e syrit dhe aktiviteti i saj antioksidant mbron si nga katarakti (perdja e syrit), ashtu edhe kundër degjenerimit makular. Degjenerimi makular është shkaktari kryesor i humbjes së rëndë të shikimit te njerëzit mbi 60 vjeç. Ndodh atëherë kur pjesa e vogël qendrore e retinës e njohur si makula, shkatërrohet.

– konsumimi i tyre këshillohet kundër depresionit: Antioksidantët dhe folatet tek biezelet kanë një impakt tepër pozitiv në shëndetin mendor dhe ulin riksun për depresion.

– konsumimi i tyre na forcon sistemin tone imunitar : Bizelet janë një burim i mirë i vitaminës C, që mbron qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Bizelet janë gjithashtu të pasura me hekur, kalcium, zink, bakër, manganese etj. që forcojnë sistemin imunitar.

– konsumimi i tyre keshillohet kundër lodhjes: Hekuri është një element vital kundër këputjes dhe trajton aneminë. Është shumë i rëndësishëm si mineral pasi transporton oksigjenin nga mushkëritë nëpër trup, duke i dhënë energji organizmit dhe trurit.

– konsumimi i tyre këshillohet për gratë shtatzëna për zhvillimin e fetusit: Folatet janë vitamina B-complex që i nevojiten për ADN-në. Ushqimet që përmbajnë folate luftojnë kapsllëkun dhe parandalojnë defektet tek fetusi.

– konsumimi i tyre na furnizon me antioksidantë: Bizelet përmbajnë shumë antioksidantë si flavonoidet (katekinë dhe epikatekinë), karotenoide (alpha dhe beta-carotene), acid fenolik dhe polifenole. Gjithashtu vitaminat C dhe vitamin E, si dhe zink.

– konsumimi i tyre këshillohet në personat që kanë probleme me sheqerin në gjak: Bizelet kanë zero kolesterol, pak yndyrë dhe kripë, si dhe sheqer natyral që i shërben trurit pa rritur nivelin e glicemisë në gjak..

– konsumimi i tyre është burim energjie: Bizelet ndihmojnë në prodhimin e energjisë dhe luajnë një rol të rëndësishëm funksionin adrenal. Ato janë të pasura në vitaminat B-complex -B1, B2, B3 dhe B6, dhe luajnë një rol tepër të rëndësishëm në metabolizimin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave.

– konsumimi i tyre ndihmon në shëndetin e syve: Luteina që ndodhet tek bizelet është e përqendruar tek retina e syrit, dhe aktiviteti i saj antioxidant mbron si nga katarakti (perdja e syrit), ashtu edhe kundër degjenerimit makular.Degjenerimi makular është shkaktari kryesor i humbjes së rëndë të shikimit te njerëzit mbi 60 vjeç. Ndodh atëherë kur pjesa e vogël qendrore e retinës – e njohur si makula, degjenerohet (shkatërrohet).Vitamina A ndihmon në ruajtjen e shëndetit të syrit. Ushqimi me nivelin më të lartë të vitaminës A është patatja e ëmbël.

– konsumimi i tyre është një superburim vitaminash dhe mineralesh. Bizelet përmbajnë vitaminë C, B, tiaminë, riboflavinë, niacinë, dhe vitaminë K. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i acidit folik, fibrave dhe vitaminës A. Bizelet e gatuara përmbajnë më shumë minerale se bizelet e gjalla. Mineralet jetike si hekur, magnez dhe fosfor mbështesin gjakun, muskujt, shëndetin e kockave dhe ushqejnë trurin. Zinku është një mineral që nxit shërimin e plagëve.

– konsumimi i tyre parandalon kancerin. Vitaminat A dhe C që janë antioksidantë të fuqishëm luftojnë të gjitha tipet e kancerit përfshi të mushkërive, leuceminë, të pankreasit dhe lymphoma.

– konsumimi i tyre ndihmon kundër mpiksjeve të gjakut falë vitaminës K.

– konsumimi i tyre na ndihmon tek flokët: Vitaminat B si folatet, vitamina B6 dhe vitamina B12, ndihmojnë në shtimin e qelizave të kuqe të gjakut, që e transportojnë oksigjenin dhe elemetët e tjerë tek të gjitha qelizat e trupit, përfshi edhe ato në skalpin e kokës dhe folikulin e flokut. Mungesa e vitaminës C, çon në tharje floku dhe rënie floku.

– konsumimi i tyre përmireson lëkurën : Antioksidantët si flavonoidet, katekina, epikatekina, karotenoidet, alpha carotene etj. ndalojnë procesin e plakjes së lëkurës, duke reduktuar dëmet e radikaleve të lira. Vitamina C, tepër e rendësishme për formimin e kolagjenit, ndodhet tek bizelet, duke ofruar elasticitet për lëkurën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test