Emrat/ Kush janë policët e përfshirë në kultivimin e drogës në Vlorë, operacioni 6 mujor u finalizua sot

Vlora

Emrat/ Kush janë policët e përfshirë në kultivimin e drogës në Vlorë, operacioni 6 mujor u finalizua sot

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 15:01
Foto nga vendi ngjarjes

Janë arrestuar 27 persona nga Policia e Vlorës në kuadër të një operacioni të madh anti-drogë që ka përfshirë gjithë qarkun. 4 persona janë shpallur në kërkim, 5 janë lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe 5 në masën e sigurisë ”Detyrim për paraqitje”.

Blutë e Vlorës, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi gjashtëmujor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan sot operacionin policor të koduar “Hapësira”.

Mësohet se mes 27 të arrestuarve janë dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit, me funksione të ndryshme, si shef komisariati, shef krimesh apo inspektor.

Në pranga kanë rënë:

– Arjan Tase, shef i komisariatit Himarë;

– David Fakaj, polic i patrullës së Përgjithshme;

– Artur Veshaj, shef i krimeve në Himarë;

– Ilir Kadena, inspektor krimesh në Himarë;

– Alem Llanaj, punonjës policie në Himarë;

– I.J, punonjës policie i shpallur në kërkim.

Ndërkohë bëhet me dije se gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat