E rëndë/ Ndërron jetë 27 vjeçari që u aksidentua me makinë në Vlorë, në spital ndodhet edhe pasagjeri

Vlora

E rëndë/ Ndërron jetë 27 vjeçari që u aksidentua me makinë në Vlorë, në spital ndodhet edhe pasagjeri

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:51
Foto Ilustrim

27vjeçari me iniciale A.R që u përfshi në aksident ditën e sotme në fshatin Gjormë të Vlorës, ka ndërruar jetë.

Ishte ora 15:20 kur i riu humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe pasagjeri që ishte me të në makinë, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e këtij të fundit.

Më herët policia raportoi për aksidentin:

Më datë 03.01.2021, rreth orës 15:20, në fshatin Gjormë, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga,  për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat