Vlora e ‘pushtuar’ nga uji, Luan Rama: Qindra milionë euro kanë shërbyer për të mbushur xhepat e çibanëve të korrupsionit

Vlora

Vlora e ‘pushtuar’ nga uji, Luan Rama: Qindra milionë euro kanë shërbyer për të mbushur xhepat e çibanëve të korrupsionit

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:58
Foto Ilustrim

Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama ka publikuar një video me pamje nga Vlora, qytet i cili në këto ditë me reshje të dendura shiu është pushtuar nga uji.

Rama shkruan se sot Vlora ka ndierë më shumë se kurrë se çdo të thotë investime për të vjedhur, ndërsa shton se tashmë është e qartë se qindra milionë euro kanë shërbyer për të mbushur xhepat e çibanëve të korrupsionit që Kryeministri i ka ndërsyer qytetit.

Postimi i plotë

Fakte në vend të fjalëve:

VLORA PËRMBYTET,

KRYEMINISTRI KRIHET…

Sot Vlora ka ndierë më shumë se kurrë se çdo të thotë investime për të vjedhur.

I gjithë qyteti është përmbytur nga ujërat që prej rreshjeve të shiut kanë vërshuar nga të gjitha anët, dëshmia më e qartë se qindra milionë euro kanë shërbyer për të mbushur xhepat e çibanëve të korrupsionit që Kryeministri i ka ndërsyer Vlorës, dhe jo për të realizuar shërbimet për të cilat kanë nevojë qytetarët.

Pamjet nuk kanë nevojë për koment.

Vlora përmbytet, Kryeminstri krihet…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat