Moti i keq, i shoqëruar me reshje shiu dhe erë, pezullon mjetet e lundrimit dhe ato të peshkimit.
Njoftimin e jep Kapiteneria e Vlorës, e cila raporton se, pavarësisht kësaj, tragetet e transportit të pasagjerëve vijon normalisht.
Njoftimi i Kapitenerisë Vlorë:
“Ne baze te parashikimit te kushteve hidrometeorologjike per 24oret e ardhshme ne portin e Vlores dhe jashte saj do te jene si me poshte:
era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5bft 10-12m/s brenda gjirit te Vlores; dhe jashte gjirit te Vlores : era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 6bft deri 7bft 15-25m/s jashte.
Jane pezulluar te gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit.
Anijet pasagjere te transportit ndërkombëtar detar nuk jane pezulluar !
Permiresimi i kushteve hidrometeorologjike per mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit do te jete ne daten 01.02.2021 ora 16:00.