Ekzekutimi në Vlorë/ Gjendet “Toyota” e djegur, në bagazh një automatik, dyshohet e autorëve

Vlora

Ekzekutimi në Vlorë/ Gjendet “Toyota” e djegur, në bagazh një automatik, dyshohet e autorëve

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 20:01
Foto

Një makinë tip Toyota e djegur është gjetur në Pyllin e Sodës në Vlorë, pak minuta pas vrasjes së 40-vjeçarit Gentian Qarri.

Gentian Qarri ka qenë duke ecur në këmbë në lagjen ”29 Nëntori”, ndërsa autorët kanë qëlluar nga makina e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

40-vjeçari më pas është shoqëruar në ambientet e spitalit nga kalimtarët e rastit ku edhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Pas atentatit, një makinë tip “Toyota” po digjet në Pyllin e Sodës, duke ngritur dyshime se ëshstë makina e autorëve.

Pista kryesore e vrasjes së 40-vjeçarit Qarri është për trafikim të narkotikëve, pasi ky i fundit ka bërë 11 vite burg në Itali për trafikim. Ndërkohë që në Vlorë punonte si teknik kondicionerësh. Po ashtu sipas policisë deri në këto momente nuk ka persona te shoqëruar për vrasjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat