Vrau dy vëllezër në vitin 1998 në Vlorë, polcia shpall në kërkim autorin

Vlora

Vrau dy vëllezër në vitin 1998 në Vlorë, polcia shpall në kërkim autorin

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 11:35
Ilustrim

Është arritur të identifikohet pas 23 vitesh autori i dyshuar i një  vrasje të dyfishtë në Vlorë ndodhur në vitin 1998.

Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasit:

Gerti Selimaj, 47 vjeç për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas burimeve policire eshtë bërë dokumentimi ligjor i ngjarjes së datës 22.11.1998, ku në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ky shtetas, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Beqir dhe Elmaz Hasho, banorë të qytetit të Vlorës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat