Mbante në shtëpi cannabis në formë pluhuri, boçeje dhe çokollate, arrestohet i dyshuari në Vlorë

Vlora

Mbante në shtëpi cannabis në formë pluhuri, boçeje dhe çokollate, arrestohet i dyshuari në Vlorë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Një 46-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi, gjatë kontrollit policor iu gjetën lëndë narkotike dhe fishekë.

Policia arrestoi shtetasin me iniciale Sh.I. Sipas policisë në banesë iu gjetën rreth 9000 fara të bimës cannabis sativa, një sasi lënde narkotike cannabis në formë pluhuri, boçeje dhe çokollate, si dhe 196 fishekë.

Prokororia e Vlorës ka nisur hetimin për rastin.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen fara kanabisi, lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas mbante lënde narkotike në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

I. 46 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 9000 fara të bimës cannabis sativa, një sasi lënde narkotike cannabis në formë pluhuri, boçeje dhe çokollate, si dhe 196 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat