Viktima, djali i një ish-punonjësi të policisë dhe me të shkuar kriminale

Vlora

Viktima, djali i një ish-punonjësi të policisë dhe me të shkuar kriminale

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur sot në Vlorë.

Taulant Beqiraj (Gjikaj, Manaj) është viktima me tre mbiemra e atentatit të sotëm.

Mësohet se Taulant Beqiraj ishte djali i një ish-punonjësi të policisë dhe ishte me të shkuar kriminale.

Beqiraj ka qenë protagonist në një ngjarje të rëndë të ndodhur në datë 27 shkurt 2018 në qytetin e Vlorës. 8 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov janë përplasur me armë dhe kanë qëlluar ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri.

Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat