Karrige të thyera dhe të shtëna armësh, detaje të reja nga Vlora

Vlora

Karrige të thyera dhe të shtëna armësh, detaje të reja nga Vlora

Më: 9 mars 2021 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja në Vlorë ku pak më parë u regjistruan disa të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri mes tyre është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.

Në vendin ku ka ndodhur ngjarja në një lokal ka edhe karrige të thyera që dyshohet të jenë përdorur nga personat që janë përfshirë në konflikt.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2021, rreth orës 18:56, pranë shkolles “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.

Nga verifikimet e deritanishme të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit që ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat