Gjiknuri në Vlorë: Do marrim 9 mandate, Saranda do ketë bum investimesh

Vlora

Gjiknuri në Vlorë: Do marrim 9 mandate, Saranda do ketë bum investimesh

Më: 3 prill 2021 Në ora: 13:40
Pamje nga takimi

Në një takim elektoral të zhvilluar me banorë të qytetit të Sarandës, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri prezantoi kandidatët Anila Denaj, Niko Kuri dhe Leonard Beqiri.

“Mirëseardhjen të pranishmëve jua shprehu Kryebashkiaku i qytetit Adrian Gurma. Duke patur Anilën anëtare të kabinetit qeveritar, Ministre të Financave, ju garantoj se katër vitet e ardhshme do të kemi një partneritet të shkëlqyer dhe Saranda do të njohë bum investimesh. E kam prekur miqtë e mi, vëllezër dhe motra, e kam prekur këtë që po them dhe nuk po e them për konsum politik. E them sepse ditë për ditë, në përditshmërinë time si Kryetar Bashkie, Anilën e kam patur gjithmonë në krah. Ka dhënë provën që Sarandën e do dhe e mbështet ndaj dhe ne duhet tia shpërblejmë me votë. Në 25 Prill Partinë Socialiste dhe numrin 12”, u shpreh ai.

Duke folur për investimet që kanë transformuar edhe Sarandën, Gjiknuri u ndal tek rruga Kardhiq-Delvinë.

“Këto rrugë të reja, sidomos rruga Kardhiq-Delvinë për të cilën unë personalisht ndjehem krenar sepse kam patur firmën dhe vulën time në këtë projekt kaq të rëndësishëm, për një vit do jetë gati dhe të gjithë do të kenë mundësi të vinë më shpejt në Sarandë. Edhe ajo rruga e Lumit të Vlorës që mund të duket sikur nuk ka lidhje me Sarandën, do ti shërbejë shumë mirë pjesës tjetër të bregdetit”, sqaroi Gjiknuri. 

Duke ju referuar rezultateve të sondazheve, Gjiknuri këmbënguli se Qarku i Vlorës ka shanset optimale për një rezultat të thellë, dhe se në këtë qark ekzistojnë mundësitë që të marrin 9 mandate.

“Ne duhet të marrim rezultatin më të thellë. Ju i keni parë dhe sondazhet, Qarku i Vlorës ka rezultatin më të thellë në Shqipëri. Unë mendoj se ne i kemi mundësitë të marrim 9 mandate, jo thjesht për të qenë kampion por për ti thënë edhe Edi Ramës që ky Qark di të vlerësojë punën dhe di të të falenderojë me votë. Pse jo ta fusim në borxh që këto investime të vazhdojmë edhe më tej për gjithë Qarkun”, theksoi Gjiknuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat